E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Shkodër, akuza kundër Ramës e Berishës

Kreu i LSI, Meta, gjatë një takimi në Shkodër ka sulmuar kryeministrin Berisha dhe kryetarin e PS Rama. Sipas Metës, Berisha nuk mori asnjë iniciativë për të zbardhur fatkeqësinë e Karaburunit, ndërsa nuk kanë munguar akuzat dhe ndaj Ramës. 

SHKODËR- Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim paraelektoral me anëtare dhe simpatizantë të kësaj force politike në Shkodër. Gjatë fjalës së tij kreu i LSI-së Meta ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë Socialiste Edi Rama. Fillimisht Meta është ndalur tek vizita e tij bërë paraditen e së hënës tek 3 grevistët e 9 janarit teksa u shpreh se “Berisha erdhi në pushtet duke derdhur lot krokodili për fatkeqësinë e Karaburunit, por nuk mori asnjë iniciativë për të zbardhur këtë çështje”.
Teksa ka shigjetuar drejtuesin e Partisë Socialiste, Meta deklaroi se Rama nuk mund të blejë LSI-në me 15 milion eurot e tij që nuk pranon ti deklarojë.
Në fund të takimit kreu i LSI-së kërkoi edhe një debat politik publik me liderin e Partisë Socialiste. Debat i cili sipas Metës do u bënte të ditur shqiptarëve se kush e ka përçarë të majtën dhe kush nga ata të dy është nën kontrollin e Sali Berishës.
(a.r/news24/balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›