FMN apel qeverise Ulni borxhin publik eshte me i larti ne rajon

TIRAN- Kreu i FMN-se Gervin Bell i ka bere apel qeverise shqiptare te punoje per uljen e borxhit publik duke deklaruar se niveli i tij eshte me i larti ne rajon.
Gjate nje konference per mediat se bashku me guvernatorin Ardian Fullani dhe ministrin e Financave Ritvan Bode Bell pranoi se ekonomia po forcohet por kerkoi nga qeveria te tregohet shume e kujdeshsme ne hartimin e buxhetit te ri.
Borxhi pubik eshte rritur 60 te prodhimit te brendshem bruto nivel ky mjaft i larte krahasur me vendet e tjera ne rajon apo per ekonomite ne zhvillim. Ulja e borxhit eshte prioritet pasi niveli i lare i borxhit publik eshte rrezik- tha ai.
Sipas Bell deri ne vitin 2013 borxhi duhet te jete nen 54 dhe ky eshte udhezues i rendesishem per politiken fiskale por duhet te mbeshtetet ne buxhete realiste ne menyre qe te arrihet kjo gje.
sh-kreu i Financave aktualisht anetar i Komisionit te Ekonomise Arben Malaj shpjegoi gjate nje interviste ne Shekulli transaksionin e fundit te qeverise per marrjen e nje borxhi 300 milione euro. Sipas tij marrja e ketij borxhi nuk duhet te trajtohet me eufori pasi nuk eshte eurobondi qe do ta lehtesoje ekonomine por kostoja me te cilen ai do te sherbehet. Ne nje analize qe i ben borxhit publik te vendit nder vite Malaj shpjegon se borxhi qe cdo shqiptar ka patur ne bitin 2005 ka qene rreth 1462 dollare ne vitin 2009 ai u rrit ne 2150 dollare dhe nese vijohet me keto ritme borxhi per fryme pritet te shkoje ne 3165 dollare ne vitin 2013.
Moment historik e ka quajtur ministri i financave Ridvan Bode hyrjen e Shqiperise ne tregjet e kapitaleve boterore. Ne nje konference per shtyp ministri Bode njoftoi se tregu i kapitaleve i ka hapur driten jeshile Shqiperise permes perfundimit me sukses te procedurave per emetimin e te parit eurobond ne historine nje shekullore te shtetit shqiptar. Eurobondi do te jete i nje prerje prej 300 milion eurosh me nje cmim kuponi prej 7.5.