Bulqizë dita e 10-të e grevës, rëndohet gjendja e minatorëve
BULQIZË- Pëkeqësohet gjendja e minatorëve të Bulqizës, të cilët sot kanë hyrë në ditën e dhjetë të grevës së urisë.
Greva e urisë së minatorëve të Bulqizës ka hyrë në ditën e dhjetë të saj, ndërkohë që ende nuk shihet rruga e një marreveshje konkrete mes palëve. Tashmë nëntë minatorët e Bulqizës, vijojnë të qendrojnë në një godinë pranë kompanisë ACR.
Ndërkaq pjesa tjetër e minatorëve pritet që edhe sot të zhvillojë një tubim në qytetin e Bulqizës, në mbështetje të grevistëve. Tubimi është parashikuar të mbahet në qendër të qytetit rreth orës 10:00, për të vijuar më pas në rrugën nacionale.
Minatorët thonë se nuk heqin dorë nga tre kërkesat kryesore të tyre investimet në miniere, rritje me 20% të pagës së minatorëve, largimi nga territori i ACR i firmave të tjera, që shfrytezojne minierat në menyrë abuzive dhe shkarkimi i drejtorit të minierës së Bulqizës, Medat Zogu, kërkesë e cila nga ACR refuzohet.
Dje minatori Sali Alliu 46-vjec ka lënë grevën për shka të gjendjes së tij shëndetësore dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Bulqizës. Ndërkohë presidentja e ACR Skatche Depisch në një lëtër drejtuar minatorëvë i bëri thirrje minatorëve të ndërprisnin grevën e urisë dhe që minatorët ti rikthehen punës.
ACR kundërshton kategorikisht largimin nga puna të drejtorit të minierës Medat Zogu. Sipas presidentes Skatche Depich, ditët e grevës nuk do të paguhen, por do të ketë një rritje të pagës në masën 20% dhe 22 ditë të paguara në formën e lejës vjetore. Pronarja e ACR ka deklaruar se do të bëje transparencë për investimet në minierën e Bulqizës dhe do të përmisojë ksuhtet e puunës .
(e.m/BalkanWeb)