Shuhet aktori. Lamtumirë Vasillaq Vangjeli!
TIRANE- Artistë, politikanë, miq e të afërm, nderuan aktorin e humorit, Vasillaq Vangjeli, në homazhet e zhvilluara mesditën e sotme për të në Teatrin e Metropolit. Për 30 vjet rresht, mbi 1000 role në skeçe, parod, kuplete, recitime, pantomimë, komedi, etj., aktori Vasillaq Vangjeli do të mbahet mënd nga miqtë e kolegët si një njeri i humorit në skenë dhe në jetë. Aktori i njohur i humorit Vasillaq Vangjeli ndërroi jetëmbreme me 26 Shtator në moshën 63-vjeçarenë spitalin Ushtarak pasi vuante nga sëmundja e diabetit.
Koço Devole:
Vaso për mua ka qënë një nga aktorët me të spikatur të humorit shqiptar. Me karakteret që ka sjellë në skenë dhe në ekran ka bërë që për 45 vjet publiku ta duartrokasë dhe të qeshë me të. Ai do të mbahet mënd si njeriu që sillte humor në tavolinë, në shoqëri, si njeriu që diti të interpretojë parodinë, këngën humoristike dhe do të mbetet një aktor i madh i skenës dhe ekranit.
Arian Çuliqi:
Kam shumë kujtime me Vasillaq Vangjelin sepse me të kam punuar shumë, kam qënë regjisor në shumë filma me të, por asnjëherë se kam parë veten si regjisor, por si një nxënës para se tij, sepse ai i ka qënë një njeri që vetëm donte të ndihmonte. Me humbjen e tij publiku i gjërë humbi humorin e tij, lojën e tij brilante, ndërsa ne si miq humbën mirësinë dhe dashurinë që ai dhuroi gjithë jetën.
Sulejman Dibra dhe kolegët e Estradës së Tiranës në një shkrim për Vasillaq Vangjelin.
Mbetet ndër artistët më në zë të Estradës së Tiranës. U rrite në këtë estradë dhe ti i dhe asaj gjënë më të shtrenjtë e më të bukur, shpirtin tënd. Artisti i përmasave gjigande mbete në çdo krijim, ku talenti të shpërfaqi në mijra karaktere që krijove. Humori me bollëk në gojën tënde buronte si gurgullimë kroi nga bjeshkët e largëta, e vinte në skenë në ambiente miqsh e shokësh.
Kiço Londo:
Jam i nderuar që kam mundur ta kem pjesë të stafit në shfaqjet e komedisë “Lezeti i kolltukut dhe krevatit”, “Një burrë me dy gra” dhe “Gjashtë vjet shtatzënë”. I saktë dhe profesionist, me një talent të lindur në artin e aktrimit, po aq sa edhe me humor në kapërcimin e çdo të papriture skenike. Vasillaq Vangjeli mbetet një aktor i shkëlqyer i dramës, por që nuk arriti ta tregonte fuqinë e tij dramatike.
Kush eshte Vasillaq Vangjeli
I lindur në Fier në 19 shkurt 1948, nga një familje me origjinë nga Përmeti, dhe i rritur në Tiranë, Vasillaq Vangjeli që në fëmijëri ka qënë i apasionuar me filmin dhe teatrin. Pasi mbaroi Akademinë e Arteve në vitin 1975 roli i tij i parë në Teatrin Popullor ka qenë ai i një shoferi te drama "Lezia", një dramë e Kiço Blushit me regji të Piro Manit. Artisti asnjëherë nuk e ka mohuar se edhe pse numëron më shumë role në komedi, gjithmonë e ka tërhequr më shumë teatri dhe drama.
Artisti që na ka bërë të qeshim me batutat e tij do të mbahet mënd për Koçin te “Zonja nga qyteti”, baletmaestrin te “Mirela”, apo për interpretimet te “Shoku ynë Tili”, “Dordoleci”, “Donkishoti”, etj.
Për herë të fundit Vangjelin u duartrokit në interpretimin e tij në shfaqjen “Harvey”, të shfaqur premierë në Teatrin e Metropolit, aty ku aktori për vite me radhë mori duartorkitjet e shumta të publikut. Aty ku sot miqtë dhe kolegët i dhanë lamtumirën për ta shoqëruar më pas në banesën e fundit.
Vangjeli pati 45 vjet në skenë, ku me intuitë të hollë e spontanitet të admirueshëm ka bërë për vete me qindra-mijëra spektatorë duke u kthyer kështu në një ndër artistët më të dashur për ta e sidomos në fushën e humorit e të skenës.
Kush nuk do e kujtonte lojën brilante të artistit në komedinë 'Zonja nga Qytetit'. ku mbeti në kujtesën e brezave si Koci.
Ka qenë ndër artistët më të rëndësishëm të Estradës së Tiranës duke luajtur pothuaj në të gjitha premierat. Është një aktor me diapazon të gjerë, vokal, vesh absolute, humorist, recitues.
Aktor tragjik-komik me cilësi të mëdha artistike, intuitë e depërtues i thellë në tipa e karaktere, këto janë disa nga cilësitë e Vasillaqit.
Aktori Vangjeli do te mbahet mend ne rolet e tij si dhëndri Koçi tek “Zonja nga qyteti”, xhaxhi Vaso tek ‘Shoku ynë Tili’, apo tek shumë filma të tjerë ‘Dashi pa brirë’, ‘Gjuetia e fundit’, etj.
(d.b/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Shuhet aktori i mirënjohur Vasillaq Vangjeli Basha homazhe për nder të Vasillaq Vangjelit Topi: Vasillaq Vangjeli, artist me diapazon të admirueshëm Berisha e Topalli, mesazhe ngushëllimi familjes së aktorit Vasillaq Vangjeli