Bulqizë, makina e ambasadorit holandez përplaset me makinën e deputetit socialist
Një aksident automobilistik ka përfshirë ambasadorin holandez në Tiranë, Henk Van Del Dool, dhe deputetin e PS, Qemal Minxhozi.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Bulqizë kur automjeti me targa diplomatike e ambasadorit holandez është përplasur me automjetin e deputetit socialist Qemal Minxhozi.
Në momentin e përplasjes në automjetin e ambasadorit holandez ndodhej dhe ambasadori slloven Bojan Bertoncelj.
Nga përplasja e makinave nuk ka të dëmtuar në njerëz, vetëm dëmtime në automjete.
Shkak i aksidentit dyshohet se është rrëshqitja e njërit prej automjeteve në borë.
Për arsye se makina e ambasadorit holandez pesoi dëmtime të shumta, ka qenë deputeti Qemal Minxhozi që ka marrë drejt Tiranës me automjetin e tij dy kryediplomatët e huaj të akredituar në Tiranë.
Dy ambasadorët dhe deputeti Minxhozi gjendeshin në veri për të inspektuar nga afër situatën e krijuar nga reshjet e borës.