E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Sfida jonë, Kosova europiane

“E ardhmja e Kosovës është Kosova europiane”. Kjo është sfida e shtetit më të ri të Evropës e konfirmuar nga kryeministri i saj z. Hashim Thaci. Në fjalën e tij ai e ka vlerësuar si një ngjarje të rëndësishme 4 vjetorin si shtet i pavarur, nisur dhe nga përkimi i saj me 100- vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

“Po ndërtojmë një shtet demokratik ,ultietnik. Falenderoj të gjitha shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Mirënjohje e madhe ndaj SHBA-së dhe NATO-s. Ne kemi sfida dhe vështirësi por jam optimist që do të fitojmë përballë tyre. E vecanta është se ky 4 vjetor shënohet në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ndaj urime për të gjithë shqiptarët. 1912 është vit i jetësimit të kontributit të Skëndërbeut, ndërsa 1998 është jetësim i fryteve të pavarësisë së 1912. Shteti i Kosovës po ec me hapa të sigurt, jam optimist se në një të ardhme shumë të afërt do të jetojmë pa kufinj. Roli i Shqipërsië do të mbetet jashtëzakonisht i rëndësishëm në të gjithë hapat e shtetit të Kosovës. E ardhmja e Kosovës është Kosova europiane. Urime dhe gëzuar të gjithëve”-tha ai.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë e ka konsideruar këtë ditë një sagë sakrificash të popullit shqiptar për mbijetesë dhe ekzistencë. Më tej ai ka shprehur bindjen se me një bashkëpunim ndërmjet dy shteteve do të shkojmë drejt një të ardhmjeje të ndritur për gjithë kombin shqiptar.

“Sot është një ditë krenarie për cdo shqiptar sepse shjënon fundin e një sage të jashtëzakonshme sakrificash, fundi i përpjekjeve të shqiptarëve për mbijetesë dhe ekzistencë. Ata njësoj si kombet e tjera vendosin krijimin e të ardhmes së tyre. Kjo ditë bëri të mundur që shqiptarët të nisin projektet e tyre të reja për integrimin në NATO dhe BE. Bëri të mundur që ky komb të nisë një kapitull tjetër të bashkëpunimit me kombet e tjera. Ju përcjell përshëndetjet më të zjarrta popullit të Kosovës, liria e një kombi është një dhe e pandarë. Sot ne jemi të lirë, sot ne punojmë sëbashku për një të ardhme më të ndritur. Përshëndës qeverinë e Kosovës që në një hark të shkurtër kohor ka shënuar arritje të mëdha në ndërtimin e shtetit dhe vlerave të demokracisë. Marëdhëniet e shqiptarëve me fqinjësinë skanë qenë asnjëherë më të mira se sot dhe një meritë e madhe i shkon qeverisë së Kosovës. Përshëndes dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel. Ndaj më lejoni që dhe njëherë t`ju uroj ju zoti.Thaci dhe gjithë popullit shqiptar këtë ditë të shënuar. Gëzuar”-është shprehur Berisha.
 

Më herët të dy kryeministrat kanë prerë shiritin e inagurimit të godinës së ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›