4 vjetori i pavarësisë, Kosova me ambasadë në Tiranë

4 vjetori i pavarësisë së Kosovës finalizohet me inagurimin e ambasadës së Kosovës në vendin tonë. Nën prerjen e shiritit të dy kryeministrave të vendeve përkatëse ka marë udhë hapja e kësaj godine në kryeqytet, e pozicionuar në mes të asaj ruse dhe serbe. Në një prononcim për mediat kryeministri Berisha e ka cilësuar si moment të rëndësishëm në marëdhëniet vëllazërore, ndërsa ka shprehur bindjen se me punë të përbashkët do të realizojnë projekte të rëndësishme.
“Është nder i madh që inaguaruam hapjen e selisë së ambasadës së Kosovës. Është një momemt shumë i rëndësishëm në marëdhëniet vëllazërore. Dy ambasadat tona kanë mision të dyfishtë, forcimin e pozitës së vendeve tona në rajon por kanë dhe mision kombëtar. Jam i bindur se nën udhëzimet e qeverisë së Kosovës kjo ambasadë së bashku me atë shqiptare në Prishtinë do të luajnë rol të madh për vendet tona. Edhe prania e Thacit në Tiranë në 4 vjetorin e pavarësisë ka një simbol të madh. Me punë të përbashkët do të realizojmë projekte të rëndësishme”-tha ai.
Ndërsa për kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci kjo është shenjë e qartë se jemi një komb dhe dy shtete.
“Është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm. Falenderoj qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Berisha për këtë dhuratë në katër vjetorin e pavarësisë. Jemi një komb dhe dy shtete, dhe bashke do te jemi ne BE dhe NATO. Sot po shënojmë një datë historike, një progres të jashtëzakonshëm. I bëj të ditur zotit.Berisha se në qendër të Prishtinës është zënë një troll i mirë ku do të ndërtohet ambasada e Shqipërisë”.
Në ceremoninë e zhvilluar mernin pjesë personalitetet më të larta politike të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës , si dhe gazetarë dhe personalitete të tjera nga fusha të ndryshme.