E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, masivi i dheut i merr jetën minatorit, 3 në pranga

Lajmi bëhet i ditur nga burime policore, sipas të cilave, Dilaver Koçi, humbi jetën në galerinë nr. 41.

Trupi i pajetë i 53-vjeçarit ndodhet ende rreth 500 metër në thellësi të minierës, ndërsa sasia e madhe e dheut të shkëputur e vështirëson operacionin e kërkimit.

Policia e Bulqizës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë që nën akuzën e shkeljes së kushteve teknike ka vënë në pranga tre persona, administratorin e firmës, Ramazan Nesinin, i cili njëkohësisht mban detyrën e krye-gjeologut pranë firmës koncensionare ACR; teknikun e firmës Sabah Hoxhën; përgjegjësin e ajrimit Bardhyl Ramën.

                                                                                             2012-07-02 16:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›