E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize, minatoret ne proteste

Minatorët e Bulqizës, protestuan për t'i kërkuar qeverisë nxjerrjen e statusit për minatorët, uljen e moshës së pensionit në 50 vjeç dhe konvertimin e kësaj moshe sipas standarteve ndërkombëtare.

Presidenti i Konfederatës së Sidikatave të Shqipërisë, Kolë Nikolli që mori pjesë në këtë protestë, tha se është qesharake të punosh në minierë deri në moshën 65 vjeç, kur në çdo vend të botës kjo moshë shkon deri në 50 vjeç.

Drejtuesit e protestës thane se do te vijojne me tubime te ngjashme edhe ne zonat e tjera mineral-mbajtese deri ne plotesimin e kerkesave te tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›