Kapshticë, ndalohen 8 klandestinë afganë

Ndalohen në pikën kufitare të Kapshticës 8 klandestinë afganë, të cilët kishin si destinacion Italinë.
Gjatë kontrollit afganët u gjetën të fshehur në një kamion me targa turke
Ky është rasti i tretë i kapjes së emigrantëve ilegalë afganë në territorin shqiptar.
Shqipëria është shndërruar në një vend kalimi për këta shtetas të cilët kërkojnë një shtet perëndimor për të krijuar një jetesë më të sigurt dhe një të ardhme më të mirë.