Plagoset me armë 48 vjeçari, ndalohet autori
Nje person ne Krume te Hasit ka përfunduar i plagosur pasi është qëlluar me armë nga nje bashkefshatar i tij. Sipas policisë, i plagosuri iu nënshtrua një ndërhyrjeje të rëndë kirurgjikale, por mjekët nuk japin garanci për jetën e tij
HAS- Nje shtetas nga Hasi ka përfunduar i plagosur pasi është qëlluar me armë për motive të dobëta nga një bashkëfshatar i tij. Burime të policisë lokale thanë se "Qamil Rada, 48 vjeç, nga qyteti i Krumës mori plagë të rënda në kokë, me armë zjarri, pas një grindje për motive të dobëta, në një nga lokalet e qytetit, ndërkohë që si autor i kësaj ngjarjeje është identifikuar bashkëqytetari i tij Astrit Dida, 33 vjeç".
Sipas policisë, 48 vjeçari Rada iu nënshtrua një ndërhyrjeje të rëndë kirurgjikale në spitalin civil të qytetit të Kukësit, por mjekët nuk japin garanci për jetën e tij.
Autori i krimit është ndaluar dhe prangosur. Mësohet se policia ka sekuestruar armën e krimi, një pistoletë tip TT dhe 7 copë fishekë
(d.b/BalkanWeb)