Bulqizë, përplasje midis minatorëve e policisë

Policia ka ndërhyrë duke zhbllokuar situatën. Pas kësaj situate, është mbledhur komisioni i grevës dhe Këshilli Sindikal për të diskutuar për hapat e mëtejshëm.
Mësohet se gjatë ndërhyrjes së policisë ka pasur konfrontime fizike midis dy palëve. Të paktën 10 minatorë kanë hyrë në grevë urie sot në mëngjes.
Bulqizë, minatorët rinisin grevën e urisë
Bulqizë (08:07)– Minatorët e Bulqizës kanë rinisur grevën e urisë, me pretendimin se kompania ACR nuk ka përmbushur kërkesat e tyre.
Greva ka nisur në një ndërtesë pranë kompanisë në fjalë, ndryshe nga se u zhvillua greva e mëparshme brenda galerive të minierës.
Ende nuk dihet se sa minatorët kanë hyrë në grevë, ndërsa vendimi për rinisjen e protestës me braktisje ushqimi është marrë nga komisioni i grevës.
Megjithëse pjesa më e madhe e kërkesave janë plotësuar nga firma koncesionare, minatorët këmbëngulin edhe në largimin e drejtorit të minierës, vetmja kërkesë e pa plotësuar gjer më tani.
"Të largohet drejtori i minierës, në të kundërt ne s'kthehemi në punë dhe nuk do të ndalim protestat", deklaroi komisioni i grevës. /S.Ll/Start/
2011-09-19 09:20