E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Peqin, flakët rrezikojnë banesat

Kryetari i bashkisë së Peqinit, Ilir Rrushi, bëri të ditur se “zjarri, i cili ka rënë në periferi të qytetit, ka përfshirë një masiv të madh me ullishta dhe shkurre, ndërsa në rast se flakët nuk lokalizohen shpejt ato rrezikojnë të përfshijnë edhe disa banesa shumë pranë vatrës”.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse të qytetit të Peqinit, por duke parë se flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, të favorizuara edhe nga era, prefekti i Qarkut të Elbasanit ka kërkuar edhe ndihmën e zjarrfikësve të Elbasanit dhe Gramshit.

Sipas prefektit Shefqet Deliallisi, “flakët e zjarrit, të përhapura me shpejtësi, rrezikojnë edhe banesat shumë pranë, dhe në rast se flakët nuk lokalizohen do të bëhet evakuimi i banorëve, me qëllim evitimin e ndonjë ngjarjeje të rëndë”.

Shërbimet e zjarrfikëses po vazhdojnë punën për shuarjen e flakëve, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e zjarrit. Ky cilësohet si zjarri më i madh në qytetin e Peqinit gjatë stinës së verës.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-09-18 19:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›