Ndryshimi i rregullores së Kuvendit, PS pritet të dorëzojë sot nismën
TIRANE- PS pritet të depozitojë sot paradite nismën e saj për ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Socialistët do të kërkojnë mbledhjen e konferencës së kryetarëve për të përcaktuar se kur duhet të diskutohet kjo nismë.
Konferenca e Kryetarëve sipas axhendës duhet të mblidhet në 23 shtator por PS-së do kërkojë afrimin e mbledhjes pikërisht për të shqyrtuar këtë nismë.
Katër propozimet për ndryshime në rregullore janë votimi i fshehtë, të drejtat themelore të opozitës, delegimi i atributeve të kuvendit në instanca të tjera, transparenca e buxhetimit të veprimtarive parlamentare .Sipas opozitës ndryshimi i rregullores eliminon votimin e fshehtë për shkarkimin e anëtarëve të organeve kushtetuese.
Pra opozita kërkon që votimi për ta të jetë i hapur dhe jo i fshehtë. PS kërkon rikthimin e debatit 60 minutësh në fillim të çdo seance dhe jo në fund. Opozita kërkon gjithashtu shmangien e çdo pengese administrative ndaj kontrollit parlamentar.
(s.g/BalkanWeb)