E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, plagoset me armë zjarri një person, policia nis hetimet

BULQIZË- Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mesditën e sotme në Shupenzë të Bulqizës.

Policia lokale bën me dije se i plagosur ka mbetur një person me mbiemrin Dumani, i cili u qëllua me armë nga 24-vjecari Basir Dani.

Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, policia e Bulqizës sqaron se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Po sipas të njëjtave burime, i plagosuri është transportuar drejt spitalit të Burrelit, ku dhe po kurohet.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›