Elbasan, Kosova: 24 pacientet e helmuar, në gjendje të mirë shëndetësore
ELBASAN- Në një vizitë me 24 pacientet e shtruara në Spitalin Infektiv, pjesë e stafit të spitali psikiatrik “Sadik Dinçi”, në Elbasan, ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, rikonfirmoi të shtunën se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
"Gjithmonë kam parasysh dhe nga eksperienca ime si mjek është ajo që ky helmim është një shembull se si nga një neglizhencë e vogël, mund të ketë një pasojë të konsiderueshme. Ky është shembulli se si në mjekësi perfeksionimi arrihet duke bërë gjërat e thjeshtanë, mënyrë rigoroze", tha Halimi.
Sipas tij, "gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë dhe në fillim të javës që vjen, do të dalin nga spitali, për të nisur aktivitetet e tyre të ditës".
Katër ditë më parë, stafi i spitalit psikiatrik "Sadik Dinçi", në Elbasan, i përbërë nga infermiere, kujdestare dhe mjeke, darkuan në një lokal, ku pasi kanë konsumuar picat, një ditë më pas ato janë paraqitur në spital me simptomat e të vjellave dhe diarresë. Paraprakisht mësohet se shkak i helmimit të tyre ka qenë salmonela tek picat që personeli i spitalit ka konsumuar.
(m.a/ata/BalkanWeb)