E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pushon në Dhërmi, thyen sërish rekordin personal në not

sali-berisha-notTiranë- Duke lënë pas zhurmën që është në Tiranë edhe për shkak të debateve dhe rinumërimit të votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kryeministri në ikje Sali Berisha ka nisur pushimet këtë fundjavë në vilën qeveritare në Dhërmi.

Ku këtë herë, pas disfatës me zgjedhjet e 23 qershorit, ka mundur që të thyejë rekordin e tij personal në not.

Sipas njerëzve pranë zyrës së shtypit të kryeministrit Berisha, ky i fundit ka notuar për plot 150 minuta në Dhërmi.

Këtë vit, Berisha, ka notuar për 150 minuta në ujërat e detit Jon në Dhërmi, duke e thyer kështu rekordin e vjetshëm me 10 minuta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›