E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, plagoset rëndë një minator

Një minator mbeti i plagosur rëndë, në një aksident të ndodhur në minierën e Bulqizës gjatë mesditës të së enjtes. Aksidenti ndodhi në pjesën qendrore të kësaj miniere, e cila administrohet me koncension nga ACR-ja.

Sipas burimeve nga kjo minierë, mësohet se minatori i plagosur është Sadik Shyti, 43-vjeç. Ndërkohë, ngjarja konfirmohet edhe nga policia lokale, që saktësoi se incidenti ndodhi në nivelin e 14-të të pusit nr. 1.

43-vjeçari punonte si minator për shembje në këtë pus, që është pjesa qendrore e minierës. Kolegë të tij të punës treguan se gjatë punës një masiv gurësh u shkëput dhe e zuri nën të minatorin, raporton TCH.

Shyti u dërgua me urgjencë me helikopter në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Shyti është një prej 700 minatorëve, të cilët u futën në grevë urie 3-javore, për të kërkuar rritje page dhe përmirësimin e kushteve të sigurisë në punë gjatë vitit 2011./Indeksonline/  
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›