Ministrat “rehatojnë” gratë!

Kompanitë publike, institucionet qendrore dhe lokale kanë krijuar vende punë për gratë e ministrave dhe deputetëve.
Shumica e ministrave dhe deputëtëve të Kuvendit janë kujdesur që gratë e ture t’i “rehatojnë” në kompani publike, apo në institucione të ndryshme shtetërore.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, vite më parë e ka punësuar gruan në Postë Telekomin e Kosovës, para se kjo e fundit të privatizohej, ku merr një pagë vjetore prej 7000 euro. Edhe më shumë se bashkëshortja e Rexhepit, paguhet gruaja e ministrit të Bujqësisë, Blerand Stavileci, e cila ka rreth 12 mijë euro të hyrja vjetore nga operatori i kompanisë mobile “Vala”, shkruan zëri.
Edhe bashkëpartiaku i Rexhepit e Stavilecit, deputeti Bekim Haxhiu i njohur me nofkën “Kamishi”, e ka “rehatuar” gruan në PTK, ku merr si pagë vjetore prej rreth 12 mijë euro. Ndërsa bashkëshortja e zëvëndësministrit të Administratës Publike, Hajredin Hyseni, është e punësuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku paguhet 900 euro në muaj. Edhe shefi i shefave të PDK-së, ashtu siç u bë i njohur në aferën e përgjimeve telefonike “Pronto”, Adem Grabovci, është kujdesur që bashkëshorten ta punësojë në kompaninë publike “Ibër Lepenc”, ku merr pagë vjetore prej 7960 euro, ndërsa djali i tij Guxim Grabovci, i cili pati sulmuar një pjesëtat të PK-së punon në Qendrën e Automjeteve të Kosovës, ku paguhet 5400 euro në vit./Indeksonline/