Bulqizë, po mblidhte skrap, vdes 24-vjeçari

Një 24 vjeçar gjeti vdekjen në një bunker të cilin e kishte shkatërruar për të mbledhur hekur për ta shitur për skrap.
Vilson Gjikola nga Fushë Sopoti i Bulqizës është zënë poshtë nga betoni i bunkerit të shkatërruar paraditen e sotme.
Policia bën të ditur se 24 vjeçari fillimisht i kishte vënë tritolin bunkerit.
Më pas kishte hyrë për të nxjerrë hekurin. Pikërisht në këtë moment dherat janë shembur duke e zënë brenda.
Policia nis hetimet për të zbardhur në detaje aksidentin tragjik.