Fier, qëllon veten me armë, plagoset 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka tentuar të vrasë veten me armë paraditen e sotme në Fier.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hoxharë të Fierit ku 41-vjeçari Ali Spahia ka qëlluar veten me çifte duke u plagosur rëndë.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë së spitalin rajonal të Fierit ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Dyshohet se shkak për ngjarjen është depresioni ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes