E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize proteste per energjine

Banorët e Komunës Ostren dhe Gjoricë kanë protestuar në rrugën nacionale ne vendin e quajtur Ura e Çerenecit në Bulqizë.

Prej një jave kompania CEZ u ka ndërprerë energjinë me pretendimin se janë debitorë ndaj tyre. Banorët janë paraqitur me fatura në dorë duke thënë se pjesa e madhe e tyre nuk jane debitorë dhe se janë ndëshkuar kolektivisht me të padrejtë nga ana e kompanisë CEZ.

Protesta ka zgjatur rreth një orë ku prezent ishte edhe policia e komisariatit Bulqizë për shmangien e ndonjë incidenti, por edhe për të ndalur bllokimin e rrugës nacionale Peshkopi-Tiranë.

Banorët thonë se protesta do të vazhdojë deri në bllokimin e rrugës nacionale në qoftë se nuk gjejnë zgjidhje për energjinë elektrike.

Energjia
Bulqizë, 6 fshatra pa energji elektrike
Kukës, protestë për energjinë
Sërish protestë për dritat në Tiranë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›