E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize spitali vuan mungesen e ujit

Duket se problemet per spitalin e Bulqizes nuk kane te sosur. Keshtu krahas problemit te mungeses se mjekeve specialiste ku pacientet nuk mund te marrin sherbimin e kualifikuar mjekesor nje tjeter problem per kete spital vazhdon te mbetet edhe ai i mungeses se ujit 24 ore pa nderprerje.

Mjeket e ketij spitali thone per Shqip se nje dukuri e tille e ka veshtiresuar mjaft punen vecanerisht ne drejtim te plotesimit te kushteve higjieno-sanitare.

Gjithashtu mjeket ankohen se ndjehen ne veshtiresi per uje edhe ne raste emergjencash kirurgjikale si dhe ne morgun e spitalit.

Nderkohe burime nga ky spital pohojne per Shqip se ne vazhdimesi problemi i furnizimit me uje pa nderprerje 24 ore ka qene problem.

Jemi ankuar ne Drejtorine e Ujesjellesit Bulqize por ende nuk kemi gjetur zgjidhje.

Madje ne nje shkrese zyrtare te marre gjate muajve te veres nga Drejtoria e Ujesjellesit jemi njoftuar per orarin e furnizimit me uje ku dhe porositemi prej tyre per te marre masa per sigurim depozitash per te krijuar rezerva uji ne raste emergjente.

Keshtu sipas ketij orari spitali ka uje vetem 12 ore ne 24. Po keshtu edhe specialiste te laboratorit te analizave mjekesore prane ketij spitali pohojne se jane vene ne veshtiresi ne punen e tyre per shkak te mungeses se ujit te rrjedhshem.

Kerkesat tona prane Drejtorise se Ujesjellesit pohojne drejtuesit e ketij spitali deri me tani nuk kane gjetur zgjidhje pasi sipas kesaj drejtorie kapacitetet ujore jane te tilla qe nuk mundesojne furnizimin me uje pa nderprerje 24 ore rresht.

Por nderkohe kjo ndodh edhe tani ne muajin e fundit te vjeshtes kur per shkak te reshjeve te dendura te shiut prurjet e burimeve te ujit kane njohur nivele maksimale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›