E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca koncert diten e dorezimit te opinionit te KE-se

Mazhoranca nuk duket se do ta ndjeje shume pergjigjen negative qe eshte pergatitur nga Komisioni Europian ne lidhje me kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat.

Kjo sepse ne daten 9 nentor kur kjo pergjigje pritet te merret mazhoranca se bashku me qytetaret do te jete duke festuar me rastin e marrjes se te drejtes se shqiptareve per te levizur te lire ne hapesiren Shengen te Bashkimit Europian.

Keshtu vendimin per liberalizimin e vizave i cili pritet te merret me 8 nentor nga ana e ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian mazhoranca duket se do ta festoje pasditen e dates 9 nentor ne nje koncert festiv i cili do te mbahet ne sheshin Nene Tereza ne kryeqytet.

Ne kete koncert i cili pritet te vijoje edhe pas mesnates jane ftuar te gjithe qytetaret shqiptare te cilet pritet te jene te shumte nisur nga vendimi i rendesishem qe po pret Shqiperia te marre ne Bruksel.

Vendimi pritet te merret te henen ne mbledhjen e ministrave te BE-se ndera hyn ne fuqi perpara ne daten 15 dhjetor kohe kjo ne te cilen shqiptaret do te kene mundesi te levizin lirshem ne Europe vetem me pasaporten e tyre biometrike dhe pa pasur nevojen e nje vize te marre ne ambasade.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›