E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, tritol banesës, vetëm dëme materiale

BULQIZE- Shperthimi i nje sasie tritoli vendosur ne nje banese ne Bulqize ka shkaktuar deme te shumta materiale, por per fat asnje te lenduar. Ngjarja ndodhi mengjesin e sotem, ne lagjen “Gjologu” ne banesen e shtetasit Adrian Durici, nje nga te ndaluarit per perplasjen me arme ne mes te qytetit, ne janar.

Nga te dhenat e para, sasia e eksplozivit ka shpërthyer para derës së një apartamentit te Duricit, në katin e tretë të pallatit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, e cila dyshohet se lidhet me përleshjen me armë zjarri mes dy grupeve rivale për kromin ku gjeti vdekjen një kalimtar i rastit, Femi Kurçani, dhe u plagosën tre të tjerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›