E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po Serbisë dhe Malit të Zi, Shqipëria mbetet sërish jashtë

 Shqipëria ka dështuar për të dytin vit radhazi që të marrë Statusin e Vendit Kandidat për në BE. Paraditen e djeshme komisioneri i BE-së për zgjerimin Füle tha se nuk do të bëjë rekomandimin për dhënien e statusit për anëtarësim Shqipërisë për shkak të bllokadës politike, mungesën e dialogut dhe mos përparimin në fushën e reformave. Ai shprehu shpresën për fillimin e dialogut, por nga ana tjetër vuri në dukje se vendi ynë ka dështuar në plotësimin e 12 kushteve të vendosura nga BE-ja. Në total raporti i lexuar dje nga Fule mund të përmblidhet me shprehjen: Keni bërë disa përparime, por nuk janë të mjaftueshme. Raporti përmend arritje, por më pas të njëjtat arritje i cilëson si të mangëta si p.sh: Fakti që janë miratuar 100 ligje, por ato janë të cekëta.

Në raport përmendet klima e acaruar politike, duke vendosur theksin tek fazat që e acaruan edhe më shumë. Sipas komisionarit Fule, 21 janari dhe ajo që ndodhi në zgjedhjet vendore në Tiranë ishin dy periudhat që ndikuan në politizimin ekstrem të situatës, aq sa u harrua gjithçka tjetër. Deklarata e Fule se Shqipëria nuk e meriton ftesën e vendit kandidat na vendos edhe një herë përpara 12 kritereve të një viti më parë. Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë prej tyre dhe duhet të nisë punën sa më shpejt të jetë e mundur që të mos mbesë për herë të tretë në klasë.

Më poshtë pjesë nga raporti:

Kriteri politik

Ky seksion ekzaminon progresin e bërë nga Shqipëria drejt përmbushjes së kritereve politike të Kopenhagenit, të cilat kërkojnë stabilitetin e institucioneve që garanton demokracinë, sundimin e ligjit të drejtat e njeriut dhe respektin dhe mbrojtjen për minoritetet. Ky seksion gjithashtu monitoron pajtueshmërinë me detyrimet ndërkombëtare, bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë me vendet e zgjerimit dhe shtetet anëtare. Ky seksion monitoron gjithashtu përmbushjen e prioriteteve kryesore të opinionit të 2010.

Demokracia dhe sundimi i ligjit.

Skena e brendshme politike e Shqipërisë ka qenë e dominuar nga bllokimi politik i vazhdueshëm dhe bojkoti i pjesshëm i Parlamentit nga ana e opozitës. Ky bllokim politik nis që me zgjedhjet e përgjithshme në qershor të 2009. Rezultati i këtyre zgjedhjeve, të cilat janë konsideruar nga OSBE/ODIHR si përmbushje e shumicës së standardeve ndërkombëtare, u kundërshtuan nga Partia Socialiste. Incidentet e dhunshme të 21 janarit 2011 të cilat çuan në vdekjen e katër demonstruesve, përforcuan klimën e mosbesimit jo vetëm mes forcave politike por dhe ndërmjet institucioneve. Zgjedhjet lokale të 8 majit 2011, si rezultat i numërimit të votave të diskutueshme dhe të hedhura gabim dhe rezultati i kontestuar në Tiranë, theksoi më tej polarizimin midis shumicës qeverisëse dhe opozitës. E gjithë kjo shmangu vëmendjen nga reformat e nevojshme politike të BE-së. Përkundrejt këtij sfondi, qeveria bëri disa përpjekje për të ecur përpara në axhendën e integrimit në BE dhe në veçanti për të përgatitur një plan veprimi për të adresuar rekomandimet e Opinionit të 2010 të Komisionit. U bënë përpjekje edhe për të nisur grupe pune për reformën zgjedhore edhe pse këto përpjekje ngecën.

Parlamenti

Njëfarë progresi modest është bërë në organizimin e punimeve të Parlamentit. Kjo përfshin një numër të kufizuar të ndryshimeve të rregullave të procedurës së parlamentit. Një prej të cilave, koha e lirë për të folur në fund të seancave parlamentare janë një përmirësim mbi praktikën e kaluar. Përmirësime të tjera përfshijnë ndryshimet me urdhër të Kryetares së Kuvendit në janar 2011, siç është axhenda parlamentare dhe një transkriptim i plotë dhe publikimi jo vetëm i seancave por dhe i takimit të komisioneve. Në mars të vitit 2011 parlamenti krijoi një komision hetimor me mbështetjen e shumicës së deputetëve për të hetuar menaxhimin dhe aktivitetet e organeve drejtuese dhe shërbimet e Parlamentit gjatë periudhës shtator 2005 deri më dhjetor 2010. Komisioni mbajti një takim përpara zgjedhjeve për pushtetin vendor të majit. (Komisioni zhvilloi vetëm një mbledhje dhe më pas u detyrua të mbyllet pasi deputetët ishin të angazhuar në fushatën zgjedhore e më pas morën pushimet. Sh.R)

Megjithatë puna parlamentare vazhdoi të pengohet seriozisht nga bllokimi politik i shumicës qeverisëse dhe opozitës, mungesa e dialogut konstruktiv politik dhe retorika konfrontuese e nxitur nga ngjarjet e 21 janarit dhe procesi i diskutueshëm i rezultatit të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Opozita i dha fund bojkotit të gjatë të punës parlamentare më 5 shtator.

Për shkak të bllokimit politik, përparimi në lidhje me kontrollin legjislativ dhe funksionin e mbikëqyrjes së ekzekutivit mbetet i pamjaftueshëm. Komisioni hetimor për organet drejtuese dhe shërbimet e Parlamentit nuk është mandatar për të kryer një analizë të rregullave të rregullave të procedurës së parlamentit.

Gjatë periudhës raportuese, Kuvendi miratoi më shumë se njëqind ligje. Megjithatë miratimi i një numri të nevojshëm ligjesh që kërkojnë shumicën e 3/5, e cila është prioritet kyç i Opinionit, është ende në pritje. Bashkëpunimi i kufizuar apo i ndërprerë mes opozitës dhe mazhorancës në komisionet parlamentare, kufizimi i vazhdueshëm mbi qasjen në ekspertiza të specializuara, edhe pse janë bërë përmirësime në disa raste, dhe më tej të kufizuara me palët e treta, duke përfshirë shoqërinë civile, ngrenë pyetje mbi cilësinë e ligjeve të miratuara.

Disa masa janë marrë për forcimin e kapacitetit administrativ të parlamentit duke përshirë rekrutim shtesë të stafit. Stafi shtesë këshillues i është dhënë Komisionit të Integrimit në mars 2011. Hapa të mëtejshëm janë marrë për forcimin e infrastrukturës së parlamentit, e cila lehtëson komunikimin e parlamentit me publikun. Megjithatë ende ka mungesë të kapacitetit administrativ në Parlament dhe politizim i cili pengon pavarësinë dhe profesionalizmin e personelit. Ky mbetet një shqetësim. Konsultimi i shoqërisë civile në proceset ligjore mbetet i pamjaftueshëm.

Nuk është bërë përparim në ndryshimin e kornizës legjislative për zgjedhjet në përputhje me OSBE/ODIHR, i cili është prioritet kyç i Opinionit. Reforma zgjedhore është bllokuar nga bllokimi politik dhe mungesa e dialogut mes partive kryesore.

Zgjedhjet lokale të 8 majit u zhvilluan në një atmosferë politike shumë të polarizuar e cila ndikoi në zhvillimin e përgjithshëm të procesit. Sipas vlerësimit përfundimtar të OSBE/ODIHR, ndërkohë që zgjedhjet ishin konkurruese dhe transparente, mosbesimi mes partive politike mbizotëroi dhe palët nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre zgjedhore në përgjithësi. Kjo klimë ndikoi në administrimin e zgjedhjeve. Vlerësimi i OSBE/ODIHR, vuri në dukje gjithashtu se pavarësisht një procesi konkurrues e transparent, incidentet e shumta të dhunshme njollosën periudhën e fushatës. Progres si dukshëm është bërë me përmirësimin e listave të zgjedhësve por ka probleme me saktësinë e tyre.

Misioni i vëzhgimit OSBE/ODIHR vuri në dukje se ndërsa votimi vazhdoi relativisht mirë gjatë ditës së zgjedhjeve, problemet e rëndësishme ndodhën në 10% të qendrave të votimit. Ai gjithashtu vë në dukje një proces pozitiv por të zgjatur gjatë numërimit. Në veçanti, përcaktimi i rezultatit të zgjedhjeve për kryetar të bashkisë së Tiranës, u bë një proces i diskutueshëm dhe vendimet e KQZ-së u morën në mënyrë partizane politike, mungesë arsyetimi dhe mospërputhje. Polemika politike dhe ligjore kanë ndodhur edhe në lidhje me trajtimin e animimeve nga ana e Kolegjit Zgjedhor, në veçanti lidhur me Tiranën.

Megjithëse Kodi Zgjedhor mbetet një bazë e mirë ligjore dhe teknike për zgjedhjet, reforma zgjedhore është e nevojshme për një progres të mëtejshëm. Në këtë kontekst, roli i partive politike është

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›