E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Venecias diskuton sot për reformën zgjedhore

Komisioni i Venecias pritet të diskutojë sot për problemet zgjedhore në Shqipëri, në funksion të përgatitjes së një opinioni për përmirësimet që duhen bërë në kodin zgjedhor.
 

Këshilli për Zgjedhje Demokratike, një strukturë brenda komisionit, do të informohet gjatë ditës së sotme për punën e bërë deri më tani lidhur me këtë çështje.
 

Në faqën zyrtare të Komisionit të Venecias theksohet se "pas zgjedhjeve lokale të 8 majit dhe në veçanti në lidhje me polemikat për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thjoborn Jagland kërkoi një opinion mbi të cilat duhet të bëhen përmirësime të legjislacionit zgjedhor Shqipëri.
 

Një opinion i përbashkët me OSBE / ODIHR-it do të përgatitet për komisionin në seancën e muajit dhjetor, ndërsa Sekretariati do të informojë Këshillin mbi përparimin për këtë çështje.
 

Ndërkohë një delegacion i Komisionit të Venecias do të vizitojë Tiranën nga data 24 deri në datën 25 tetor për tu informuar në lidhje me përgatitjet që po bëjnë autoritetet shqiptare në lidhje me reformën zgjedhore.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›