Bulqizë, vdekja e minatorit, policia shoqëron katër persona

Vetëm pak orë nga vdekja e minatorit në Bulizë policia ka shoqëruar në komisariat katër persona. Të ndaluarit janë shtetasit: Rrahim Laçi, pronar i Galerisë ,Faik Dedja, punëtor, Dëfrim Lala ,punëtor si dhe Mustafa Pata , drejtues teknik.
Minatori 40 vjeçar, Bajram Dalipi është zënë nga masivi i gurëve dhe dherave gjatë paradites së sotme, në një thellësi prej 1 mijë metrash nën tokë, duke humbur jetën në rrethana tragjike. Fillimisht u njoftua zhdukja e minatorit Dalipi, ndërsa pas hetimeve në vendin e ngjarjes forcat e rendit kanë konfirmuar vdekjen e tij nën thellësitë e galerisë në zonën D.
Nga ana tjetër zona D në të cilën po kryente punimet minatori, nuk ishte nën administrimin e kompanise konçesionare ACR, por një galeri private. Prokuoria ndërkohë po heton per zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.