Ministri i Jashtëm grek në parlament flet për zonat detare
ATHINE - “Politika e Greqisë është të përcaktojë të gjitha zonat detare me fqinjët”, tha në Parlament Ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Dimas.
Në përgjigje të një pyetje të drejtuar nga një deputet i LAOS, ministri i Jashtëm grek vuri në dukje se përkufizimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike (EEZ) përvec mundësive të rëndësishme ekonomike që krijon, vepron si një katalizator për paqen dhe sigurinë rajonale.
"Greqia si një vend bregdetar dhe shtet anëtar i BE-së nuk heq dorë nga ndonjë e drejtë legjitime e sovrane dhe zonat ekonomike ekskluzive nuk bëjnë përjashtim nga ky parim themelor”, tha Dimas.
(a.jo/Balkanweb)