Filipine: Shkon në 430 numri i viktimave nga stuhia

Kryqi i Kuq ka bërë të ditur se ka arritur në mbi 430 numri i viktimave , si pasojë e stuhisë tropikale në Filipine.
Shumica e viktimave janë nga dy qytete bregdetar të Kagajan de Oro, një port i madh në ishullin Mindanao, si dhe në Iligan, një port tjetër jugor. Ndërkohë me dhjetëra njerëz vazhdojnë të konsiderohen të humbur.
Stuhia ka goditur dje rajonin jugor të Mindanaos, duke shkaktuar reshje të mëdha të shiut, që ndikuan në rritjen e nivelit të lumenjve dhe daljen e tyre nga shtrati.
Bëhet e ditur se rreth 10,000 ushtarë janë angazhuar në operacionet e shpëtimit dhe në kërkimin e të mbijetuarve.