Bulqizë, vetëvritet aksidentalisht me pistoletë 15-vjeçari
Një i mitur ka humbur jetën ditën e sotme fshatin Qeramet të Bulqizës, pasi është vetëvrarë me një armë zjarri tip pistoletë. Sipas policisë, 15-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është vetëvrarë në mënyrë aksidentale dhe në momentin që është gjetur i pajetë ka qenë duke kullotur bagëtitë.
Polica e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka gjetur pranë trupit të të miturit edhe armën me të cilën mendohet se aksidentalisht ai ka qëlluar ndaj vetes, ndërkohë që dyshohet se 15 vjeçari e ka gjetur pistoletën në kullotë.
Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes, por ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
11 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Bulqizë, vetëvritet aksidentalisht me pistoletë 15-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip