E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e 20-të e grevës, tjetër ish i dënuar politik tenton të vetëdigjet

Në ditën e 20-të të mbrojtjes së kauzës e tyre në cadrën e improvizuar në zonën e “Komunës së Parisit”, një tjetër grevist, ide ka tentuar të vetëdigjet me benzinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda perimetrit të cadrës ku janë ngujuar ish të përndjekurit, por falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të policisë eshte bere i mundur parandalimi i vetëdjegies se Gani Aliaj, ndonëse procesin e parë të lyerjes me benzinë e kishte bërë fakt të kryer, mungonte vetëm ndezësi.

Pas neutralizimit efektivët kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat, ku Aliaj ka thënë se ka vuajtur 20 vjet burg në Spaç dhe ende nuk ka marrë asnjë lek. Ai ka kërcënuar se edhe në momentin që do të lerë komisariatin do ti japë fund jetës duke u vetëvrarë. Nga ana tjeter policia ben te ditur se ish i perndjekuri nuk ishte pjese greves, ndersa forca te shumta policie vazhdojne te mbajne nen vezhgim te rrepte zonen.

Akti i rëndë vjen në një moment kur në QSUT gjenden dy grevistë të tjerë, të cilët tentuan të vetëdigjen. Kështu i lënduari i dytë Lirak Bejko ka djegie në mbi 40% të trupit ndërsa janë evidentuara probleme të theksuara në veshka. Mjekët thonë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe ende nuk e kanë një përgjigje nëse është jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërsa gjendja e Gjergj Ndrecës është më stabël, edhe pse djegia i ka prekur rëndë rrugët respiratore, ku dhe mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetën. Të dy pacientët janë në terapi intensive në shërbimin e djegie plastikës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›