E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize vritet me dy plumba 55-vjecari ne fabriken e mermerit

shte vrare me arme zjarri nje 55 vjecar nga nje fshat i Bulqizes ne nje fabrike mermeri. Nga te dhenat paraprake te grupit hetimore qe jane ne vendin e ngjarjes rezulton se diten e sotme ne ambientet e fabrikes se mermerit Guri i Kuq ne Kovashice te rrethit Bulqize eshte gjetur i vrare me arme zjarri shtetasi Petrit Leka rreth 55 vjec lindur e banues ne fshatin Zogje komuna Shupenze e rrethit Bulqize por ende nuk dihen motivet dhe personi apo persona qe kane qelluar mbi 55 vjecarin.

Ekspertet e kriminalistikes bejne te ditur 55-vjecari eshte qelluar me dy plumba ne gjoks me arme automatike. Pas gjurmeve te marra ata mendojne se gjithcka eshte kryer nga nje grup grabites kabull. Me sa duket 55 vjecari qe ishte roje nate ka reaguar per te mos lejuar vjedhjen dhe kjo ka qene fatale per te pasi grabitesit kane qelluar me arme duke i sjelle dhe vdekjen. Me pas ata jane larguar ne drejtim te paditur ndersa polica eshte vene ne kerkim te tyre.

Mesohet se te shtenat e armeve kane perkuar ne momentin kur festohej per zgjedhjen e kryetarit te komunes ndaj nuk kane terhequr vemendjen e banoreve te asaj zone vetem kur ate e kane gjetur te shtrire per vdekje ne mjediset e fabrikes.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›