Shpallen fituesit e disa prej komunave te qarkut Shkoder

SHKODR 11 MAJ - Kane perfunduar se numeruari votat e disa njesive te qeverisjes vendore ne qarkun e Shkodres. Ne KZAZ 41 per komunen Gur i Zi eshte shpallur fitues kandidati i AA dhe PDK Martin Lazri me 2087 vota kundrejt kreut aktual te kesaj komune Broz Marku i AQ dhe PD-sw qe ka marre 1652 vota.
Pavaresisht se nje kuti ajo e fshatit Vukatane do te dergohet ne KQZ pasi eshte kerkuar pavlefshmeria e saj per mungese te dy prej 5 vulave ne proces verbalet perkatese KZAZ 41 e ka deklaruar fitues Martin Lazrin.
Po ne kete KZAZ ka perfunduar numerimi per komunen e Dajcit ku fitues eshte Arben Gjuraj i AQ dhe PD kundrejt Gentian Palaj i pavarur dhe Hile Tarja i AA e PS . Gjuraj qe e drejton kete komune prej tre mandatesh ka marre 1175 vota Palaj 785 vota dhe Tarja 571 vota.
Ne KZAZ 42 ka perfunduar numerimi i votave te komunes Postribe ku fitues eshte Faz Shabaj i AQ dhe PD me 2268 vota kundrejt 1772 vota te kandidatit te AA dhe PS Brahim Ceka .
Ne KZAZ 43 te Pukes pas dy bashkive dhe komunave Gjegjan e Qerret ka perfunduar numerimi dhe per komunen Iballe ku ka fituar Gezim Vata i AQ dhe PD me 309 vota ndersa Ndue Doci i AA dhe PS ka marre 172 vota.
Ne komunen Qaf Mali Hil Kola i AQ dhe PD ka marre 440 vota duke fituar kundrejt Pavlin Palokaj te AA dhe PS qe ka marre 361 vota.
Ne komunen Qelez ka fituar Fatmir Bala i AQ dhe PD me 582 vota kundrejt Marash Kola i AA dhe PS me 562 vota.
Ne komunen Qerret ka fituar Rrok Doda i AQ dhe PD me 846 vota kundrejt 562 vota qe ka marre Ndue Morinaj i AA dhe PS.
Ne KZAZ 44 te Malesise se Madhe kane perfunduar dhe komunat Kelmend ku ka fituar Gjeto Daka i AQ dhe PD me 111 vota kundrejt 69 vota te kandidatit te AA dhe PS Adriatik ekaj.
Ka perfunduar dhe komuna Shkrel ku ka fituar Fredi Sterkaj i AQ dhe PD me 1197 vota ndersa Sokol Vulaj i AA dhe PS ka marre 193 vota .