E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Zgjedhjet, progres në standartet demokratike

Kreu i shtetit vlerëson se zgjedhjet e 8 Majit shënuan një progres në standardet për zgjedhje të lira dhe demokratike. Në një deklaratë për mediat kreu i shtetit vlerëson pjesëmarrjen e lartë dhe sjelljen qytetare ditën e zgjedhjeve ndërsa thekson se zgjedhësit shqiptarë dëshmuan maturi dhe ndjeshmëri për t`u dhënë të gjithë besimin dhe integritetin e nevojshëm procesit zgjedhor.
 

“8 Maji ishte një ditë normale votimi. Qytetarët e thanë fjalën e tyre, e shprehën vullnetin e tyre, bënë zgjedhjet më të mira për ta. Tani është përgjegjësia politike e administrimit bipartiak të zgjedhjeve, që të dëshmojë vullnet të qartë politik për të respektuar votën qytetare. Çdo vonesë, pengesë apo alibi për të zgjatur mbylljen e procesit të numërimit tërësor të votave është e dëmshme për integritetin e procesit dhe frymën kushtetuese të shprehjes së sovranitetit të popullit” thekson Topi.
 

Më tej presidenti Topi u ka kërkuar publikisht partive politike dhe përfaqësuesve të tyre zgjedhorë, si dhe institucioneve ligjore të përfshira në proces, që me transparencë, shpejtësi dhe përgjegjësi të përmbyllin procesin e administrimit të votave

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›