Bum alternativash per kontraceptive

Flet per Standard dr. Lumturi Merkuri specialiste e Shendetit Riprodhues Instituti i Shendetit Publik
Shume aborte dhe infeksione seksualisht te transmetueshme mund te shmangen nese shqiptaret do te perdornin metoda kontraceptive. Kjo pohohet nga doktoreshe Lumturi Merkuri specialiste e Shendetit Riprodhues Instituti i Shendetit Publik. E megjithate vijon me tej Merkuri vendi jone tashme ka game te gjere alternativash te kontraceptiveve qofshin per femra dhe meshkuj. Pavaresisht kesaj studimet e autoriteteve shendetesore tregojne se planifikimi familjar me metodat tradicionale ze vendin e pare. Sipas studimit metodat tradicionale e terheqjes mashkullore ze vendin e pare te mbrojtjes me 67 te perdorimit dhe metodat moderne mund te permblidhen vetem me 8. Ne nje interviste per Standard Merkuri shpjegon sekontraceptivet jane metoda qe te mbrojne nga nje shtatzeni e padeshiruar. Ju mund ti keni degjuar te quhen edhe metoda te planifikimit familjar.
Cfare lloj kontraceptivesh ofrohen ne Shqiperi
Ne Shqiperi ofrohen kontraceptive per meshkuj dhe kontraceptive per femra. Kontraceptivet qe ofrohet per meshkuj jane prezervativi dhe sterilizimi kirurgjikal. Prezervativi eshte nje metode thjeshte per tu perdorur. Prezervativi eshte e vetmja metode kontraceptive qe te mbron njekohesisht nga shtatzenite e padeshiruara dhe nga infeksionet seksualisht te transmetueshme. Njihet me emra te ndryshem si kondom profilaktik kapuc llastik etj. Ndersa sterilizimi kirurgjikal mashkullor eshte nje procedure e thjeshte e cila realizohet vetem ne maternitete dhe kryhet nga mjeke specialiste obsteter-gjinekolog. Kontraceptivet per femra jane pilulat injeksioni sterilja DIU dhe sterilizimi kirurgjikal femeror.
Po pilulat kontraceptive cfare jane
Jane kokrra te cilat pihen nga goja. Eumlshte nje metode mjaft e perdorur. Rreth 65 milion gra ne mbare boten e perdorin kete metode. Kokrrat apo pilulat pihen nga goja per aq kohe sa ju deshironi te mos ngelni shtatzene. Ato duhet te pihen rregullisht cdo dite. Me mbarimin e nje pakete fillohet paketa tjeter. Nese ju deshironi te ngelni shtatzene mjafton qe te nderprisni pirjen e kokrrave dhe aftesia per te mbetur shtatzene kthehet menjehere. Nese keni diarre apo te vjella kontraceptivet qe pihen nga goja nuk thithen plotesisht dhe efekti i tyre zvogelohet prandaj ne kete rast duhet perdorur nje metode tjeter shtese.
Po nese harrohet nje kokerr mund te ngelesh shtatzene
Kjo varet nga lloji i kokrres qe ju jeni duke perdorur. Nese harroni te pini kokrrat vetem me progesteron qofte edhe me pak ore vonese shtatzenia mund te ndodhe. Por mos u shqetesoni tani eshte gjetur nje zgjidhje edhe per kete. Ky eshte kontraceptivi i urgjences i cili gjendet edhe ne Shqiperi.
Cfare eshte kontraceptivi i urgjences
Kontraceptivi i urgjences jane 2 kokrra qe gjenden ne nje pakete te cilat nese pihen sipas rregullit te shpetojne nga nje shtatzeni e padeshiruar. Duhet te pini 1 kokerr sa me shpejt te jete e mundur por jo me vone se 72 ore 3 dite pas nje kontakti seksual te pambrojtur. Mbas 12 oreve te kokrres se pare pihet kokrra tjeter. Sa me shpejt te fillohet aq me e sigurt eshte. Kontracepsioni i urgjences nuk perdoret rregullisht sa here qe ju deshironi. Ai perdoret vetem ne raste emergjence.
Po sa i perket injeksioneve dhe steriles qe permendet me siper si mund ti ndihmojne grate keto metoda
Injeksioni apo sic njihet ndryshe gjilpera apo depo-provera eshte metode shume e preferuar nga grate ne Shqiperi. Ajo behet 1 here ne 3 muaj nga personeli shendetesor. Nese zgjedh te perdoresh injeksionin planifiko te besh injeksionin tjeter mbas 3 muajve. Por nese shkon 2 jave me vonese kjo nuk ka siguri. Ndersa sterilja eshte nje tub i vogel ne forme T-je qe vendoset ne mitren e nje femre nepermjet vagines nga nje mjek i specializuar. Grate e quajne me emra te ndryshem si aparati spiralja tubi T-ja DIU-ja. Sterilja te mbron nga shtatzenia per nje kohe te gjate qe shkon deri 10-12 vjet. Nese nderroni mendje dhe deshironi te ngelni shtatzene ne cdo moment ju mund te shkoni tek mjeku dhe ta hiqni ate.
Kur mund te behet sterilizimi femeror
Sterilizimi femeror njihet ndryshe si lidhja e tubave tek grate. Kjo kryhet ne maternitet nga mjeku. Eumlshte nje metode kontraceptive e pakthyeshme prandaj eshte e pershtatshme per grate te cilat nuk duan te lindin me femije. Grate qe zgjedhin kete metode vazhdojne te kene perioda normale por nuk mund te ngelen shtatzene.
Cila eshte metoda me e mire per tu perdorur
Kjo varet nga vecorite dhe preferencat tuaja. Eumlshte mire qe kur vendosni te perdorni kontraceptive te shkoni tek mjeku i qendres se planifikimit familjar ose i qendres tuaj shendetesore. Mjeku do tju ndihmoje te zgjidhni metoden qe eshte me e pershtatshme per ju dhe qe ju dhe partneri juaj te ndiheni rehat.
Sa kohe duhet qe kontraceptivet te japin efektin
Kjo varet nga kontraceptivi qe ju do te zgjidhni dhe nga koha e fillimit te tij. Ideale do te ishte qe perdorimi i cdo lloj kontraceptivi te filloje diten e pare te menstruacionit. Nese ju vendosni te filloni ne cdo kohe eshte mjeku ai qe do tju tregoje ekzaktesisht se kur fillon efektin kontraceptivi qe ju keni zgjedhur.
A kane efekte anesore kontraceptivet
Disa prej metodave kontraceptive kane efekte mjaft pozitive per gruan. Keshtu pilulat ulin rrezikun per kancer te vezoreve te mitres si dhe per kancer te gjirit. Ato lehtesojne dhimbjet menstruale dhe pakesojne humbjen e gjakut menstrual e anemine. Pilulat mund te pakesojne aknet. Tek shume gra rritin kenaqesine seksuale sepse ato e dine qe nuk ngelen shtatzene nderkohe qe perdorin pilula. Por disa gra te tjera mund te kene shqetesime te cilat ndryshojne nga nje grua tek tjetra. Shqetesimet me te zakonshme jane marrje mendsh te vjella tensionim te gjinjve. Nese ju keni shqetesime nga perdorimi i kontraceptivit qe keni zgjedhur shkoni tek mjeku per te zgjedhur nje metode tjeter apo per te vendosur se bashku se cfare duhet te beni.