E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni ne fushebeteje

Perfaqesues te Prokurorise se Qarkut ne Kosove thane se arsye per ekzistimin e nje numri me te madh te lendeve qe kane te bejne me korrupsionin ne Prishtine krahasuar me qytetet e tjera eshte perqendrimi i punes se institucioneve qeveritare ne kryeqytet. Organizatat FOL kerkoi largimin e politikes si mjet arsyetimi per dinamiken e deritashme ne luften kunder korrupsionit ne Kosove.

Mbetja e luftes se korrupsionit vetem ne nivel retorik po krijon mundesine qe korrupsioni te shtrihet edhe me tutje ne Kosove vleresuan gjate publikimit te raportit Monitoruesi i korrupsionit 2010 perfaqesues te organizates FOL.

Ata paraqiten ne menyre statistikore punen te cilen Qeveria gjykatat prokurorite policia dhe mekanizmat nderkombetare ne vend e kane bere pergjate vitit te kaluar ne luften kunder korrupsionit.

Megjithate Armend Mazreku nga FOL-i theksoi rendesine per veprime me aktive kunder korrupsionit ne menyre qe sic tha ai korrupsioni te dale nga fushebeteja ne mes te pushtetit dhe opozites.

Institucionet tona por edhe partite politike kane deshire ta mbajne korrupsionin ne fushebeteje politike. Andaj edhe opozita duhet te kete nje rol me konstruktiv ne luften kunder korrupsionit dhe jo vetem te shprehe akuzat apo mosbesimin e saj ne raport me luften kunder korrupsionit. Do te ishte mire qe opozita te mendonte per ti analizuar ligjet kornizen ligjore pastaj vendimet e Qeverise dhe keshtu me radhe dhe jo qe kjo te mbetet vetem ne nje beteje politike ndermjet pozites dhe opozites - u shpreh Mazreku.

Pjesemarresit e debatit qe pasoi prezantimin e raportit vjetor te FOL-it diskutuan per arritjet e mekanizmave pergjegjes ne luften kunder korrupsionit.

Nga Drejtoria per hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ne kuader te Policise se Kosoves thuhet se gjate vitit te shkuar ka pasur 281 raste nen hetime per korrupsion prej te cilave te derguara ne Prokurori me kryes te njohur kane qene 142 raste me kryes te panjohur 8 raste ndersa Prokurorise thuhet se me raporte te vecanta i jane derguar 163 raste.

Perfaqesues te Policise se Kosoves njoftuan se deri me tani per shkak te dyshimeve per perfshirje ne korrupsion jane arrestuar 58 persona ndersa kallezim penal eshte ushtruar ndaj 362 personave.

Rreth 20 police do te kryejne hetime te vecanta per korrupsion perkrah 12 prokuroreve ne kuader te nje task-force te formuar se fundi per luften kunder korrupsionit ne nivelin e qarkut dhe ate komunal.

Koordinatorja Kombetare kunder korrupsionit njeherazi prokurore e Qarkut ne Prishtine Drita Hajdari tha se Prokuroria e Qarkut dhe ajo Komunale ne Prishtine kane me teper se gjysmen e lendeve te cilat i kane te gjitha prokurorite e Kosoves.

Kjo ne njefare menyre eshte e natyrshme nga fakti se ne Prishtine si kryeqytet i Kosoves jane te fokusuara dhe gjenden ministrite institucionet rendesishme. Ketu ne njefare menyre fillon dhe perfundon cdo gje - tha Hajdari.

Shqetesimet per ekzistimin e nje shkalle te larte te korrupsionit ne Kosove e kishin paraqitur gjate vitit 2010 nje varg organizatash nderkombetare.

Komisioni Evropian ne Raportin e fundit te Progresit per Kosoven vleresoi se prokurimi publik mbetet fusha me korruptuar. Kjo e dhene u mbeshtet edhe nga Agjencia Kosovare Kunderkorrupsion. Fushebeteja me e madhe per luften kunder korrupsionit ka qene fusha e prokurimit publik sepse prokurimi ofron mundesi per korrupsion ne cdo nivel te qeverisjes. Cdo lloj organizate blen te mira dhe sherbime ne sasi monetare shume te medha dhe kontratat perfshijne nje bleres dhe nje shites dhe secili ka mundesi per tu korruptuar.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›