Bum vizitoresh ne Muzeun Historik Kombetar
Muzeu Historik Kombëtar në sezonin e verës ka shënuar një bum vizitorësh nga turistët vendas dhe të huaj. Shefja e muzeologjisë dhe historisë Sotirulla Hoxha thote se duke bërë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti me parë ka rreth 4 mijë vizitorë më shumë.
Informacioni që merret përmes këtij muzeut është i gjerë që nga antikiteti deri në ditët tona.
Ndër pavionet më të vizituar në këtë vit janë ai terrorit komunist dhe ai periudhës së Skënderbeut.
Ndërkohë që vizitorët shprehin vlerësime, pasi sipas tyre Muzeu është një vend, ku mund të marrësh informacion për historinë e një vendi në mënyrë të shpejtë përmes objekteve, shënimeve dhe të dhënave historike.
Muzeu Kombëtar është krijuar në Tiranë më 28 Tetor 1981 është muzeu më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit.
Muzeu Historik Kombëtar (MHK) ka në fondin e tij 3600 objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare, pjesa më interesante e të cilave u përkasin periudhave që nga Paleolititi deri në Antikitetin e vonë (shek. IV e.s); këto janë ekspozuar brenda Pavionit të Arkelogjisë, që numëron në vetvete mbi 400 objekte.
Ndër koleksionet më me vlerë të këtij seksioni janë ato që evidentojnë periudhën arkaike dhe periudhën protourbane ilire të kulturës Shqiptare.
Në pavionin e Periudhës Mesjetare, me më shumë se 300 objekte, realizohet dokumentimi i procesit historik të vijëmësisë Iliro-Shqiptare. Koleksioni i objekteve të periudhës Mesjetare përfshin: emblema heraldike të princërve shqiptarë, kolona të katedraleve të shkatërruara, relieve dhe ikona të ikonografëve më të mëdhenj shqiptarë si Onufri (Shek. XVI), David Selenica dhe Kostandin Shpataraku i shek. XIII.
Një objekt tepër i çmuar është epitafi i Glavenicës, punuar me ar nga një princ Shqiptar i shek. XIV, Gjergj Arianiti. Koleksionit të kësaj periudhe i është shtuar dhe pavioni i ri i ikonave qe ka në përmbajtjen e vet një ikonostas nga Elbasani dhe 50 ikona të marra nga koleksioni i Institutit të Monumenteve të Kulturës e të mbledhura nga objekte e kultit gjatë 50 vjetëve të fundit në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Pavionet e tjera përmbajnë dokumenta e dëshmi të periudhave të tjera si p.sh. të rezistencës kombëtare shqiptare, të Pavarësisë dhe themelimit të shtetit Shqiptar.