Perëndimi i egër në planetin e kuq

I bërë me regji të regjisorit të Pixar, Andrew Stanton që bëri edhe regjinë e filmave “Finding Nemo” dhe “Wall – E” dhe bazuar në një seri të romaneve të shkrimtarit Edgar Rice Burroughs, në ekranet tuaja do të vijë një potpuri filmash me skena interesante, paksa hibride, por që nuk i kemi parë në filmat e tjerë.
John Carter është një film i bazuar në romanin e Edgar Rice Burroughs dhe vjen një aventurë si asnjë tjetër me efekte speciale të jashtëzakonshme.
John Carter, një ish kapiten i ushtrisë, në mënyrë misterioze e gjen veten në Mars, në mes të një lufte epike. Tani fati i të gjithë banorëve të planetit është në duart e tij dhe ai duhet të përballet me krijesa gjigante dhe ushtri të panumërta.
Plot kaos dhe plot tension, por po ashtu edhe me ngjyra argëtuese mund të konsiderohet ky film. Ai fillon me një atmosferë viktoriane : në një kishë të vjetër e të errët, me një varr që ka një vulë dhe pas tij ka një gjë të harruar, studimin e të cilit e fillon pikërisht John.
Ngjarja zhvillohet në një territor të Arizonas pas Luftës Civile, që konsiderohet një territor klasik perëndimor me formacione monumentalet shkëmbinjsh, me rrethe dhe prita të kalorësve, me Apache luftarakë dhe më një sallon të errët në të cilën ka të huaj fjalëpakë.
Aty është John Carter (Taylor Kitsch), një veteran i konfederatës që i hyn luftërave për jetë a vdekje në të njëjtën kohë. Edhe pse nuk e do luftën, lufta e gjen atë, por pa pritur John do të gjejë vetën në Mars. Atje në planetin e kuq ai do të gjejë përsëri një botë perëndimore të egër, por tani me gurë të kuq duke i dhënë kështu një temë marsiane filmit.
Edhe në planetin e kuq ai do të përballet me një Luftë Civile në mes të dy fraksioneve të Njerëzve të Kuq, edhe pse ata duken të gjelbër dhe të armatosur sikurse njerëzit dhe që kanë tesha të veshura sikurse indianët dhe do të luftojnë kundër një force tjetër që ka përparësi teknologjike në terren. Lufta në mes të dy shteteve Heliumit dhe Zodangas do të zhvillohet ashtu sikurse në “Star Trek”, por me elemente të shkatave dhe armëve epike deri në vitet 1950, ku përfshiheshin toga zyrtare dhe dialog interesant historik.
John Carter është edhe një film që duhet të admirohet për gjatësinë e tij dhe për dekorimin marsian, që i është dhënë filmit, sidomos me vijat e kuqe. Trupat dhe fytyrat e jo marsianëve janë shumë të adhurueshme në shumë pika, edhe pse gjaku i tyre është i kaltër. Po ashtu duhet të thuhet se këtu hyhet edhe me thellë sepse eksplorohet edhe në kulturën dhe biologjinë e marsianëve, përderisa filmi është i realizuar në teknikë tredimensionale.
Ky tregim ecën për mrekulli. Ndoshta sepse Edgar Rice Burroughs nuk është J. R. R. Tolkien apo J. K. Rowling. Ai ende është i shqetësuar për të na sjellë një botë fantastike bashkëkohore që bashkon aventurat sensacionale sa më shumë që mundet, siç është në filmin në fjalë.
Carter ka të zhveshur këmishën e tij dhe ka aftësi të mëdha të luftës (edhe pse ka paksa problemin e gravitetit), bën shok Tharksun (zërin e të cilit e luan Willem Dafoe dhe Samantha Motron), ka një marsian lojal me emrin “qeni monstrum” dhe bie në dashuri me Heliumesen, princeshën e emëruar Dejah Thoris (Lynn Collins), e cila po ashtu është një luftëtare shpate e ushtruar në “Helium Academy of Science”.
Ka edhe më shumë në këtë film. Edhe pse ndoshta e thamë krejt, por duhet të flasim edhe për: një ekip të madh të aktorëve, një arkitekturë interesante digjitale, krijesa të dashura dhe të frikshme, linja dialogu (që mund të kthehen në mit) që ndonjëherë janë të ëmbla, por ndonjëherë dinë të jenë shumë të tharta. Kjo vijë rrëfimi e bën këtë film të madh.
Përvoja e Pixar është evidente sidomos në detajet vizuale në të cilët kanë të investuar mençuri dhe energji, që shihet edhe në muzikën e Michael Giacchino, por ky film ka edhe efekte të bëra mirë, sidomos kur ka të qeshura, ndonjë thumbim apo kur ka skena të luftës.
“John Carter” përpiqet të evokojë kujtime të rianimuara, gjë që e bëjnë atë një krijues të kësaj kinemaje të shikohet dhe pëlqehet shumë nga njerëzit sot në botë.
------
John Carter
Regjisor: Andrew Stanton; skenari: Stanton, Mark Andrews dhe Michael Chabon, bazuar në tregimin e “The Princess of Mars” nga Edgar Rice Burroughs; drejtor i fotografisë: Dan Mindel; montazha: Eric Zumbrunnen; dizajner: Nathan Crowley; kostumograf: Mayes C. Rubeo; muzika: Michael Giacchino; efektet speciale: Chris Corbould; Producentë: Jim Morris, Colin Wilson dhe Lindsey Collins; Distrobutor: Walt Disney Pictures. Kohëzgjatja: 2 orë e 17 minuta.
Aktorë: Taylor Kitsch (John Carter), Lynn Collins (Dejah Thoris), Samantha Morton (Sola), Willem Dafoe (Tars Tarkas), Dominic West (Sab Than), Mark Strong (Matai Shang), Thomas Haden Church (Tal Hajus), Ciaran Hinds (Tardos Mors), James Purefoy (Kantos Kahn), Daryl Sabara (Edgar Rice Burroughs), Polly Walker (Sarkoja) dhe Bryan Cranston (Poëell).