Lushnja me himnin e saj Keshilli Bashkiak miraton kengen e kongresit
Pas 92-vjetësh kënga e Kongresit të Lushnjes bëhet himni i këtij qytetit. Me kërkesë të një grupi artistësh, në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së pavaresisë së vendit, këshilli bashkiak në mbledhjen e këtij muaji në Lushnje vendosi zyrtarizimin e këtij himni. Në këtë mënyrë Lushnja përveç simboleve ka edhe këtë himn, i cili prej 92 vitesh është kënduar spontanisht prej qytetarëve të saj.
“Në Lushnje lindi një shpresë, Shqipëria lidhi besë” janë vargjet e këngës të cilat u nderuan në Këshillin bashkiak të këetij qytetit. Kanë qenë artistët lushnjarë si Margarita Xhepa, Kristaq Dhamo, Maksim Bushi, Agim Rreza dhe të tjerë, nismëtarët e këtij propozimi.
E harruar për një farë kohe, kjo këngë u rizgjua, për të gjithë qytetarët shqiptarë me një tingëllim të veçantë emocional në filmin koncert në vitin 36, ku ka interpretuar aktorja lushnjare Margarita Xhepa. Këshilli bashkiak i Lushnjes ka miratuar edhe vendosjen e monumentit të Kongresit në lulishten qendrore të qytetit. Vendimi më parë është marrë nga komiteti ndërministror me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Vendosja e këtij monumenti mori edhe miratimin e këshillit bashkiak në Lushnje.