E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nivel i larte i aflatoksinës, AKUbllokon dy marka qumështi

TIRANE - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë mostra për të verifikuar qumështin që tregtohet në vend  pas alarmit të dhënë nga Autoriteti i Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë se disa lloje qumështi që tregtohen atje (Kosovë) rezultojnë me përmbajtje të aflatoksinës.

Nga rezultatet paraprake i Autoritetit Ushqimor ka rezultuar se qumështi  ka përmbajtje aflatoksine, tej normale të lejuara Doktor Artan Gjergji tha se ”Kemi kërkuar të hiqen nga tregu këto produkte”

Aflatoksina mund të shkaktojë tumor të mëlçisë, hemoragji, enjtje, probleme në tretje, probleme në metabolizmin e organizmit, probleme mendore e deri në gjendje kome. Vetmë pak ditë më parë u hodhën dyshimet për prezencën e aflatoksinës në disa lloje qumështi që eksportoheshin në Kosovë nga vendi ynë.

Pas bërjes publike të dyshimeve, Ministria e Bujqësisë deklaroi se janë marrë mostra për analiza të menjëhershme dhe u shpreh se AKU ka bërë kontrolle periodike apo dhe të befasishme tek prodhuesit dhe importuesit e qumështit.

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›