E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci Abonete Rama te ushtroje pergjegjesite qe i takojne per qytetaret

Tirane 2 nentor NOA - Situata me te cilen po perballen cdo dite qytetaret e Tiranes lidhur me transportin publik - studentet invalidet veteranet pensionistet - eshte e pafalshme. Ky eshte shqetesimi qe ka ngritur sot deputeti i Tiranes Aldo Bumci ne nje dalje per mediat duke parashtruar publikisht shqetesimin e te gjithe qytetareve te kryeqytetit mbi sherbimin urban.

Shoqata e Transportit Urban ne qytetin e Tiranes ka marre vendimin qe nuk njeh asnje lloj aboneje as abonete qe ofrojne sherbim falas per invalidet dhe veteranet dhe as kategorite e tjera te aboneve per studentet pensionistet dhe qytetaret. Te gjithe qytetaret do te mund te udhetojne vetem duke blere bileten tha Bumci.

Duke shtuar se sherbimi urban ne Tirane shfrytezohet nga rreth 120000 qytetare me shume se gjysma e te cilave perdorin abone.

Ky vendim rendon ne xhepin e cdo qytetari dhe familje aq me shume te atyre kategorive shoqerore te cilat kane nevoje per mbeshtetje tha me tej deputeti demokrat.

Duke shtuar se Sherbimi i Transportit Urban eshte kompetence e pushtetit vendor dhe ne kete rast e Bashkise se Tiranes dhe e z.Rama.

shte Bashkia e Tiranes ajo qe kryen te gjitha procedurat dhe lidh kontratat me operatoret qe ofrojne kete sherbim. Bashkia e Tiranes duhet te zgjidhe me urgjence kete situate te papranueshme dhe tu dale per zot interesave te drejta te qytetareve te Tiranes dhe pergjegjesive te saj ne ushtrimin e ketij funksioni - u shpreh Bumci.

Me pas studentet qe shoqeroheshin nga deputeti Bumci theksuan se ky vendim arbitrar i Bashkise se Tiranes po krijon veshtiresi te medha ekonomike per ta pasi ata jane perdorues te rregullt te transportit urban ne kryeqytet.
n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›