Tusha e Thanza relatojne per Beqjen dhe kerkesen e PS-se
02/11/2010Dy relatoret e ceshtjeve te derguara nga PS-PD ne Kushtetuese
Opozita ka kerkuar qe te anulohet votimi ne Kuvendin e Shqiperise
Fati i mandatit te deputetit Ilir Beqja do te jete ne doren e anetareve te Gjykates Kushtetuese Admir Thanza dhe Vitore Tusha. I pari do te jete relatori i kerkeses se Partise Socialiste e cila kerkon shfuqizimin e votimit ne Kuvendin e Shqiperise per deputetin Beqja ndersa Tusha do te jete relatorja e kerkeses se Kuvendit per heqjen e mandatit te deputetit. Te dyja kerkesat si ajo e Partise Socialiste ashtu dhe ajo e Kuvendit jane ne Gjykates Kushtetuese e cila do te shprehet ne lidhje me kete ceshtje. Mazhoranca ka akuzuar deputetin Beqja se ka perfituar nga fondet publike ne kohen kur e kishte marre mandatin nga KQZ-ja. Behet fjale per nje tender te fituar nga deputeti socialist ne nentor te vitit te shkuar ne Bashkine e Durresit. Per mazhorancen kjo eshte nje shkelje e nenit 71 te Kushtetutes. Megjithate Beqja nga ana e tij pretendon se nuk ka shkelur asnje ligj pasi ne kohen kur eshte zhvilluar tenderi ai nuk e kishte bere betimin si deputet. Nderkohe ne Kushtetuese nga ana e PS-se eshte derguar nje tjeter kerkese tashme per shfuqizimin e votimit te dates 20 tetor per kete qellim si dhe per interpretim te ligjit per disa nga te zgjedhurit e PD-se sot pjese e grupit parlamentar te cilet ne kohen kur kandidonin ishin te zgjedhur lokale. Behet fjale per emra si Lefter Maliqi apo Gerti Bogdani njeri kryetar komune ne Berat dhe tjetri kryetar i njeres prej minibashkive ne Tirane. Gjithsesi fati i mandatit te Beqes dhe kerkesa e socialisteve jane ne dore te Kushtetueses dhe do jete ajo qe do te vendose.
Kerkesa e socialisteve synon interpretimin e pikes 3 te nenit 70 te Kushtetutes ku parashikohet se deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri nga keto nivele. Per cdo shkelje te ketij paragrafi me mocion te 1/10 se anetareve Kuvendi vendos per dergimin e ceshtjes ne Kushtetuese.