E Diel, 1 Nëntor 2026

Siguria po marreveshjes me Serbine

02/11/2010Komisioni parlamentar miraton projektligjin

Opozita e paqarte per kushtet abstenon

Marreveshja mes Shqiperise dhe Serbise per luften e perbashket kunder krimit e korrupsionit ka shkaktuar debate te forta mes mazhorances dhe opozites ne Komisionin e Sigurise. Duke iu referuar transparences qe pritet te sjelle ky bashkepunim opozita ka kerkuar nga qeveria shpjegime se si do te procedoje ne rastet kur informacioni konsiderohet i klasifikuar ose sekret. Per kete ceshtje perfaqesuesja e Ministrise se Brendshme shpjegoi se ne keto raste pala shqiptare nuk eshte e detyruar te pergjigjet ndersa deputeti Gazmend Oketa ka deklaruar se PS-ja po mban dy qendrime. Ne vitin 2004 kur ishin ne pushtet e kane miratuar nje marreveshje te tille ndersa tani ne opozite e kundershtojne ate - tha Oketa. Opozita ka kerkuar sqarime edhe mbi pretendimet specifike qe pala serbe i ka bere te ditur asaj shqiptare si dhe nese parlamenti serb eshte ne te njejten faze ratifikimi te marreveshjes. Ne fund komisioni ka kaluar ne parim dhe nen per nen kete marreveshje vetem me votat e demokrateve dhe abstenimin e socialiste per tia percjelle Parlamentit per votim. Sipas kesaj marreveshjeje palet do te bashkepunojne per kultivimin e paligjshem prodhimin importimin eksportimin transportin dhe trafikimin e lendeve narkotike substancave psikotropike dhe prekursoreve terrorizmin nderkombetar format e tjera te krimit te organizuar nderkombetar perfshire trafikun e qenieve njerezore migracionin e paligjshem bashkepunimin ne krim dhe pastrimin e parave. Palet kontraktuese do te asistojne njera-tjetren gjithashtu ne kerkimin e personave dhe objekteve ne perputhje me legjislacionet e tyre respektive kombetare. Per sa u takon formave te bashkepunimit qe do te perfshije raportim te perbashket mbi rrethanat dhe faktet qe mund te kontribuojne per mbrojtjen nga kercenimet ndaj rendit dhe sigurise publike parandalimin dhe denimin e shkeljeve penale me kusht qe te dhenat personale te mund te transmetohen vetem ne rastet kur eshte e nevojshme per arsye te mbrojtjes nga kercenimet e lartpermendura si dhe per te zgjidhur shkeljet penale te siperpermendura shkembim te eksperiences mbi zbatimin e rregulloreve ligjore parandalimin e krimit dhe mbi zbatimin e metodave mjeteve dhe veprimeve qe i perkasin fushes se teknikes shkencore etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›