Bumci Bojkoti parlamentar i opozites nuk ka kuptim
Perfaqesues te Partise Demokratike i bene thirrje dje perfaqesuesve te opozites te ktheheshin ne Parlament per te kontribuar per procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Europian. Deputeti i PD-se Aldo Bumci nepermjet nje prononcimi per mediat e ftoi Partine Socialiste te respektoje institucionet e vendit dhe te ndale bojkotin e Parlamentit. Sipas Bumcit PS ashtu sic shkon ne perfaqesimet parlamentare ne Bruksel duhet te shkoje edhe ne Kuvendin e Shqiperise. Sipas Bumcit ceshtja e mandatit te Tiranes tashme i ka mbetur ne dore organeve te drejtesise duke mos u bere pengese mes paleve.
Nuk ka asnje arsye qe opozita te mungoje ne jeten parlamentare ne Shqiperi. Zgjedhjet e 2011-s ishin zgjedhje te lira e te ndershme. Opozita ka fituar kudo qe qytetaret e kane votuar. Gara e ngushte ne Tirane dhe fati i zgjedhjeve ne Tirane vendosen nga qytetaret shqiptare. Vota e tyre eshte lexuar dhe do lexohet dhe ajo do te vendose fatin e gares ne Tirane. Kjo nuk ka arsye qe ta mbaje opoziten jashte Parlamentit deklaroi Bumci. Sipas tij nderprerjen e bojkotit parlamentar e kane kerkuar edhe perfaqesuesit me te larte te institucioneve europiane. Bumci theksoi se ne Parlament opoziten e presin shume vendime te rendesishme te cilat nuk lidhen vetem me integrimin por edhe ne kontributin per permiresimin e jetes se shqiptareve. Parimisht ne vija te pergjithshme opozita u shpreh se eshte dakord por konkretisht nuk e ka dhene kete perkrahje kur ka ardhur momenti per ta dhene kete ne projektligje te caktuara sic ka qene gjykata administrative emerimi i Avokatit te Popullit. Uroj qe opozita ti bashkengjitet sa me shpejt jetes parlamentare theksoi Bumci ne fjalen e tij.