Hapja e 1472 kutive te Tiranes KQZ ngre 8 grupe numerimi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me kerkese te Partise Socialiste shtyn 24 ore miratimin e aktit per zbatimin e vendimit te Kolegjit Zgjedhor per hapjen e kutive per 368 Qendra Votimi. Perfaqesuesi i PS-se ne KQZ Genc Gjoncaj kerkoi kohe per tu njohur ne brendesi te ketij projekt-akti. Te shtyhet per neser akti duhet pare pasi vetem me nje shikim te thjeshte veren se duhet kohe per tu njohur dhe studiuar - tha Gjoncaj. Por perfaqesuesi i PD-se ne KQZ Njazi Kosovrasti e kundershtoi nje qendrim te tille duke i kerkuar trupes se KQZ-se qe ta miratoje sa me pare. Per mua vendimi i Kolegjit eshte i qarte. Po ta kalojme per neser humbasim kohe. Ta mbyllim sonte dhe neser te nisim punen do ishte mire. Edhe une tani e mora materialin dhe gjerat jane te qarta - deklaroi perfaqesuesi ligjor i PD-se Kosovrasti. Te njejtin qendrim mbajti aleati i PD-se perfaqesuesi ligjor i LSI-se Ylli Manjani i cili deklaroi se nuk eshte e nevojshme qe te shtyhet seanca e sotme dhe pa u informuar mbi vendimin dhe nese ka paqartesi atehere seanca mund te shtyhej. Kerkesa e prere e perfaqesuesit te PS-se Gjoncaj duket se ka bindur kryekomisionerin Arben Ristani per te mos e miratuar aktin dhe shtyre ate per sot ne oren 1000. Ndersa mesohet se akti nuk kerkon nje shumice te cilesuar per tu votuar. Ai mund te miratohet me nje shumice te thjeshte prej pese votash.
Projekt-aktiNe projekt-aktin e hartuar nga ana e KQZ-se parashikohet qe per 1472 kutite e 368 Qendrave te Votimit te krijohen tete grupe te numerimit te votave. Keto grupe qe jane mbeshtetja logjistike e KQZ-se do te merren per numerimin dhe rivleresimin e votave qe nuk jane hedhur ne kutite respektive te se njejtes Qender Votimi ne kutite per kryetarin e Bashkise Tirane Keshillin e Bashkise Tirane kryetarin e Njesise Bashkiake dhe Keshillin e Njesise Bashkiake. Secili nga grupet e numerimit te KQZ-se do te hape kater kutite e te njejtes qender votimi. Votat e gjetura ne kutine e gabuar ne secilen kuti do te numerohen dhe rivleresohen nga grupet e numerimit te KQZ-se dhe do te pasqyrohen ne Tabelen Model 58-11. Ne perfundim te procesit te numerimit dhe rivleresimit per cdo QV Grupi i Numerimit te KQZ-se miraton Tabelen Model 58-11 - thuhet ne piken 3 te ketij akti. Prane cdo grupi numerimi subjektet zgjedhore kane te drejte te caktojne nga nje vezhgues. Ne rast se vezhguesi veren parregullsi gjate procesit te hapjes se kutive te votimit ngre doren dhe rastin ja ben prezent KQZ-se. Numerimi do te realizohet ne sallen e mbledhjeve te KQZ-se. Ne perfundim te procesit te numerimit dhe rivleresimit te votave qe nuk jane hedhur ne kutite respektive te se njejtes Qender Votimi ne kutite per kryetarin e Bashkise Tirane Keshillin e Bashkise Tirane kryetarin e Njesise Bashkiake dhe Keshillin e Njesise Bashkiake KQZ-ja do te miratoje tabelen perfundimtare te Grupit te Numerimit dhe mbi bazen e tyre do te hartoje tabelen permbledhese te rezultatit te votimit per Zonen Zgjedhore Bashkia Tirane. Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit Tirane gjate shqyrtimit te kerkese-padise te sipercituar me vendimin nr.67 te dates 13.06.2011 vendosi Pranimin e pjesshem te kerkese-padise se paditesit PS. Anulimin e vendimit nr.710 date 23.05.2011 te KQZ-se per pikat 2 dhe 3 te tij qe bejne fjale per rrezimin e kerkeses ankimore nr.161 dhe 162 te subjektit PS. Urdherimin e pales se paditur KQZ te hape rinumeroje dhe rivleresoje votat e kontestuara ne kutite e pahapura te materialeve zgjedhore per Bashkine Tirane ne 368 QV per kryetarin e Bashkise Tirane Keshillin e Bashkise Tirane kryetarin e Njesise Bashkiake dhe Keshillin e Njesise Bashkiake per votat qe nuk jane hedhur ne kutite respektive te se njejtes Qender Votimi dhe mbi bazen e tyre te shpalle tabelen permbledhese te rezultateve per kryetarin e Bashkise Tirane.