Gjykata Kushtetuese do te percaktojne proceduren
Kuvendi i Shqiperise eshte ne pritje te zbardhjes se vendimit te Gjykates mbi heqjen e mandatit te deputetit te PS-se Ilir Beqja. Moszbardhja e plote e vendimit te Kushtetueses te marre dy dite me pare per cilesimin si te pavlefshme te mandatit te deputetit socialist i cili u zgjodh ne Qarkun e Shkodres e ben te pamunduren realizimin e zevendesimit te mandatit. Zbardhja e vendimit ka te beje me rruget ligjore mbi te cilen Gjykata Supreme do te vere ne levizje institucionin per zbatimin e tij. Juriste te Kuvendit parashikojne dy opsione qe Gjykata Kushtetuese mund te jape ne vendimin. I pari lidhet me faktin se nese ky vendim hyn ne fuqi menjehere atehere Kuvendi duhet te realizoje zevendesimin e mandateve. Opsioni i dyte lidhet me faktin nese Kushtetuesja ia kalon si kompetence KQZ-se per zbatimin e ketij vendimi duke u shoqeruar me hyrjen ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare. Ne te dyja variantet do te hyje ne loje KQZ-ja pasi do te marre vendimin per zevendesimin e mandatit te deputetit te PS-se Beqja me pasardhesin ne listen shumeerore te miratuar perpara zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009. Ne vend te Beqjas pritet te caktohet Paulina Hoxha. Gjithsesi per Parlamentin ky eshte rasti i pare qe i nenshtrohet nje procedure te tille ku nje deputeti i hiqet mandati. KQZ-ja pas zevendesimit te mandatit duhet ti dergoje nje shkrese Kuvendit. Mbi bazen e kesaj Keshilli i Rregullores Imunitetit dhe Mandateve pas depozitimit te kerkeses dhe vendimit te KQZ-se shqyrton nese deputetja e re eshte zgjedhur ne perputhje me ligjin. Pas kesaj deputetja socialiste Hoxha duhet te beje me pas betimin ne seancen parlamentare. Ilir Beqja ka perfituar fonde publike gjate kohes qe kishte marre mandatin e deputetit nga KQZ. Per kete vendim shumica u mbeshtet te neni 70 pikat 3 dhe 4 te Kushtetutes qe i referohet papajtueshmerise se mandatit te deputetit ne Kuvendin e Shqiperise. Pika 3 e ketij neni thote se deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre. Ndersa ne piken 4 Per cdo shkelje te paragrafit 3 te ketij neni me mocion te Kryetarit te Kuvendit ose te nje te dhjetes se anetareve te tij Kuvendi vendos per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese e cila konstaton papajtueshmerine. I gjithe debati i bere gjate seances ku u degjuan pretendimet e paleve por dhe gjate gjykimit brenda trupes se 9 gjyqtareve pika e nxehte ishte momenti kur deputeti fillon mandatin per shkak te interpretimit qe i behet nisjes se mandatit nga Ilir Beqja pasi deputetet socialiste e bene betimin e tyre ne mars te vitit 2010 6 muaj pas fillimit te punimeve te Kuvendit. Edhe per kete ceshtje shumica mesohet se i eshte referuar nenit 71 pika 1 te Kushtetutes qe thote se mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i zgjedhjeve.