E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli Bashkiak, sherr per taksat

Sonila Isaku

Buxheti i bashkise dhe taksat te cilat vjel ky institucion, kane qene "molla e sherrit" per anetaret e Keshillit Bashkiak, te cilat kane vendosur te mos zhvillojne mbledhjen e dites se djeshme. Nje shtese ne buxhetin e bashkise qe ka hapur edhe diskutimin mbi taksat, ka bere qe kryetari i ketij Keshilli, Sokol Dervishi te marre vendimin per pezullimin e mbledhjes, ende pa kaluar asnje prej vendimeve te parashikuara ne rendin e dites. "Nje vit me pare kemi qene ne, qe kemi miratuar rritjen e taksave te qytetareve te Tiranes vetem e vetem te rrisnim buxhetin e bashkise. Dhe ky buxhet do te perdorej per investime te ndryshme, prej te cilave asnje nuk eshte realizuar deri me tani", ka pohuar Sokol Dervishaj, kryetari i Keshillit Bashkiak. Por marrja e fjales per kete projekt-vendim ka krijuar nje debatet mes kryetarit te seances dhe njerit prej anetareve te Keshillit, qe ka bere qe Dervishaj te mbylle mbledhjen duke e shtyre per ne dhjetor. Nderkohe qe anetare te tjere kane refuzuar te votojne kete projekt-vendim, pasi ai eshte hartuar me pare se qeveria te merrte nje vendim per daljen e disa prej bizneseve te vegla nga kjo kategori. Po keshtu ne mbledhjen e djeshme, pas shume debatesh u vendos te shtyhet per ne mbledhjen e ardhshme, diskutimi ne lidhje me kete projekt-vendim: "Per miratimin e termave kryesore te kontratave koncesionare mbi parkimet nentokesore ne parkun "Rinia" dhe sheshin "Italia", Tirane". Kryetari i Keshillit Bashkiak te Tiranes, Sokol Dervishaj, rekomandoi qe diskutimi per parkimet nentokesore te shtyhet per mbledhjen e ardhshme pasi sipas tij, prezenca e anetareve te Keshillit eshte e ulet dhe se kjo ceshtje kerkon nje pjesemarrje me te madhe. Nderkohe qe nje pjese madhe e anetareve kane pohuar se trualli tek parku "Rinia" ka konflikte dhe nuk mund te merret nje vendim. "Parku "Rinia" ka problem te pronesise dhe ne nuk mund te shqyrtojme kete vendim. Une mendoj qe ai te ndahet, pra te miratojme parkimin nentokesor tek sheshi "Italia" kurse per projektin tjeter, te diskutojme ne mbledhjen e ardhshme", eshte shprehur Suzana Guxholli, anetare e Keshillit Bashkiak. Debatet e ndryshme kane detyruar kryetarin te shtyje mbledhjen e Keshillit Bashkiak, per nje kohe tjeter pa afat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›