Bumci: Kushtetuesja s'ka kuorum

Mazhoranca e djathte ka rikthyer serish ne qender te vemendjes kriteret e rezolutes se Gjykates Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut, mbi bazen e te cilave orientohet sjellja e gjyqtareve, ne rastet kur keta te fundit kane konflikt interesi. Ne nje konference per mediat, zedhenesi i grupit kuvendor te PD, Aldo Bumci duke iu referuar nje rasti te ngjashem te pak koheve me pare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes tha se, si pasoje e konfliktit te interesit, qe kishin 4 anetare te Gjykates Supreme ne SHBA, e lane pa kuorum dhe te paafte per te vendosur kete te fundit, nese duhet te merrte ne shqyrtim nje ankese te depozituar nga 50 kompani. Ky paralelizem, i sjelle ne qender te vemendjes nga demokratet, behet ne nje kohe kur Gjykata Kushtetuese eshte perfshire ne debatin se disa prej anetareve te saj, jane te perfshire ne konflikt interesi, nderkohe qe rezoluta e etikes se gjyqtareve, percakton ne piken dy dhe tre te saj, kriterin themelor te punes se nje gjyqtari, ate te paanshmerise dhe integritetit moral. Bumci deklaroi edhe njehere se, nje pjese e anetareve te Gjykates Kushtetuese kishin konflikt te hapur interesi, duke qene se ata kane qene pjese e sistemit te drejtesise edhe ne vitet 1944 deri ne 1990 dhe nuk kane te drejten ligjore dhe morale, te shqyrtojne ndonje ankese te mundshme per kushtetutshmerine e ligjit te "Dosjeve". Per mediat, deputeti i PD-se, njekohesisht ish-ministri i Drejtesise, Bumci deklaroi se terheqja e trupes gjyqesore eshte nje rast i njohur per te tilla ceshtje ne bote. "Konfliktet e interesit, financiare dhe personale te 4 gjyqtareve te Gjykates Supreme e lane pa kuorum dhe te paafte per te vendosur nese do te merrnin ne shqyrtim nje ankese te depozituar kunder me shume se 50 kompanive, te cilat kane bere biznes ne Afriken e Jugut ne kohen e aparteidit", tha Bumci. Ne kete kuader ai theksoi se edhe ligjet e vendit tone tregojne se nje institucion nuk mund te veproje ne momentin kur ai nuk mund te plotesoje kuorumin e nevojshem te votave qe duhen per te miratuar nje ceshtje te caktuar. "Neni 72, pika 2 e ligjit thote: Vendimet merren me shumicen e votave te te gjithe gjyqtareve. Kjo eshte te respektosh shtetin ligjor brenda kornizave te ligjit", tha Bumci, duke cituar ne kete menyre edhe ligjin e Gjykates Kushtetuese. Kjo eshte hera e dyte qe mazhoranca jep argumente ligjore, kunder shqyrtimit nga ana e Gjykates Kushtetuese te ligjit per hapjen e dosjeve dhe lustrimit. Keto reagime kane ardhur pas deklaratave te perseritura te partive opozitare ne lidhje me faktin se ligji i "Dosjeve" duhet te kaloje patjeter ne shqyrtimin e Gjykates Kushtetuese.
Afatet
Sipas juristeve te njohur ne vend, do te cilesohej konflikt interesi ne rast se ne shqyrtimin e ligjit te lustracionit, do te merrnin pjese gjyqtare te cilet kane qene pjese e sistemit te drejtesise nga viti1944 deri ne vitin 1990. Nga nente anetare qe eshte e perbere Gjykata Kushtetuese gjashte prej tyre duhet te terhiqen nga ky gjykim.
Shkelja
Nese gjashte gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese do te merrnin persiper te shqyrtonin per kushtetutshmerine, ligjin e "Dosjeve" dhe lustrimit atehere, sipas perfaqesuesve te mazhorances ata do te shkelnin dy nene te rezolutes se Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut te Keshillit te Evropes.
1 Doreheqje Te menjehershme ka pasur me hyrjen ne fuqi te ligjit te dosjeve dhe lustrimit. Prokurori Zamir Shtylla dha doreheqjen, pak dite me pare nga detyra e tij. Kjo doreheqje eshte pranuar edhe nga kryeprokurorja Ina Rama.