E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gomonia e zhdukur, ndoshta ne ujrat e Shengjinit

Vazhdojne kerkimet per zbulimin e gomones me tre peshkatare vlonjate, e cila rezulton e zhdukur qe prej mesdites se djeshme.

Kapiteneria e portit te Vlores ka njoftuar se mendohet qe gomonia te ndodhet ne ujrat e Shengjinit. Njeri nga tre personat qe ndodhen ne gomone, Romeo Purizo, ka kontaktuar me telefon me te vellane gjate nates. Ai ka thene se peshkataret ishin ende ne det dhe se era po i shtynte ne drejtim te pakontrolluar.

Purizo ka deklaruar se personat ndodheshin ne nje vend, ku shiheshin drita. Kerkimet per gomonen rinisen mengjesin e sotem, pasi ishin nderprere gjate nates per shkak te motit dhe erresires.

Nderkaq, kerkimet me helikoptere dhe anije kane rinisur edhe ne ujerat malazeze.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›